Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Industria kërkoi ndihmë energjetike

Foto: arkiv

Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari i kërkoi qeverisë një masë afatshkurtër për të siguruar mbështetje energjetike për biznesin bullgar. Industria po kërkon kompensim për energjinë elektrike të konsumuar në periudhën nga 1 tetori 2021 deri më 31 mars 2022 prej 35 euro për megavat orë.

Subvencioni do të jetë adekuat për të ruajtur ekonominë bullgare derisa të tejkalohet kriza aktuale e çmimeve të energjisë, sipas asociacionit. Në shtator, bizneset paguajnë 160 euro për megavat orë energji elektrike, ndërsa çmimi për popullsinë është 60 euro, tha Krasimir Daçev, nënkryetar i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërkohë, “Bulgargaz” i kërkoi rregullatorit të energjisë që të rrisë çmimin e gazit natyror me 16 për qind të tjerë në tetor.


Më shumë nga rubrika

Çmimet e ndërtimit po rriten ndjeshëm

Sektori i ndërtimit është ndër më të prekurit nga pandemia e koronavirusit dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para përbëjnë pengesa shtesë për funksionimin e tij normal. Megjithatë, ndërtuesit shohin një rreze të ndritshme në Planin e Rimëkëmbjes..

botuar më 21-11-03 10.26.PD

Bulgartransgaz normalizon furnizimin me gaz në Evropë

Transmetimi i gazit në Serbi, Hungari dhe Rumani rifilloi në mesnatë, njoftoi Bulgartransgaz. Janë rritur edhe transferimet në Rumani. Kjo ka ndodhur pas përfundimit të riparimeve në gazsjellësin e dëmtuar pranë Vetrinos . Transmetimi i gazit u..

botuar më 21-11-03 10.11.PD

Qeveria dëshiron të marrë një borxh të ri

Shteti po përgatitet të marrë një borxh të ri prej 250 milionë eurosh në tregun e brendshëm përmes bonove 5-vjeçare, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare - BNB. Shitja është planifikuar për 8 nëntorin. Kështu, borxhi shtetëror nga fillimi i vitit 2021..

botuar më 21-11-02 2.57.MD