Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në mbarë botën mbështesin kauza bamirëse për të ndihmuar bashkatdhetarët në vendin tonë

Foto: Facebook/Angels-for-Bulgaria

Aftësia ose vetëm dëshira të ndihmosh dikë të bënë të ndihesh i rëndësishëm. Por, jo në atë “kuptim televiziv” sa përpara kamerave, siç thuhet, por në shpirtin dhe në zemrën tënde. Altruizmi është një vendim i thellë personal dhe me siguri nuk duhet të shërbejë për një leverdi personale dhe dividentët “në kurriz “ të nevojtarëve. I tillë është dhe qëllimi i organizatës bamirëse “Engjëjt për Bullgarinë”, të krijuar në Londër, e cila pranon dhurime automatike prej bullgarëve në Shtetet e Bashkuara, Itali, Spanjë, Gjermani. Çdo gjë është krejtësisht e ligjshme, meqenëse çdo një prej tyre  ka përcaktuar në mënyrë të qartë se me çfarë shumë, një herë ose në muaj, do të mbështesë dhe do të ndihmojë për të përmirësuar jetën e bullgarëve në vendin tonë. 

“Ideja për këtë organizatë ishte në mendimet e mia më shumë se një vit - tregon në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, krijuesja e organizatës Stella Ivanova. Por, duhej me vëmendje të llogaris sesi ta realizoj dhe kjo pikërisht nga pikëpamja e një dhuruesi. Njerëzit u larguan mjaftë dhe humbën besimin tek dhurimi gjatë viteve të fundit. Prandaj ishte me rëndësi të jem e sigurt, se çdo gjë do të jetë transparente, e ndershme, kurse paratë, të cilat mblidhen, do të shkojnë për nevojtarët, dhe jo për rroga për shembull.” 

Bashkëpunimi i “Engjëjve për Bullgarinë” me organizata bamirëse tek ne lejon që paratë me të vërtetë të shkojnë aty, ku ka një nevojë më të madhe prej tyre. Kuptohet se, veprimtaria e partnerëve të tyre është e kontrolluar dhe e miratuar paraprakisht, që të shmanget çdo lloj hije dyshimi në realizimin e nismës. Dhuruesit janë të gatshëm t’u ndihmojnë njerëzve të moshuar, njerëzve të sëmurë. Më shpesh përmes blerjes së paketave me ushqim, ilaçe dhe produkte të dorës së parë. Që nga formimi i saj në pranverën e vitit 2020 e deri më sot, organizata ka ndihmuar mbi 2000 ekonomi shtëpiake dhe ka dhuruar mbi 133 000 leva për iniciativa të ndryshme. 

Stella Ivanova kujtohet dhe për bullgarët e parë, të cilët kanë marrë ndihmë, në sajë të ndihmës së saj dhe të ekipeve të vullnetarëve.  

“Filluam më 17 prill, kurse më 1 maj shpallëm dhe aksionin tonë të parë. Në të mblodhëm para dhe blemë ushqime për 45 njerëz të moshuar dhe të vetëm në qytetin Vraça dhe në fshatrat përreth. Po kështu ndihmuam dhe 15 familje në qytetin Gabrovo me dy-tre fëmijë. Të moshuarit kishin mbetur pa punë për shkak të pandemisë.” 

Organizata gjithashtu ndihmon në pajisjen e këndeve të lojërave për fëmijë në spitalet shtetërore në Bullgari. Me ndihmën e lodrave të dhuruara për fëmijët dhe mobilet, që nga muaji nëntor i vitit 2020 deri më sot, kënde të ngjashme janë ndërtuar në qytetet Bllagoevgrad, Samokov, Dupnica, Ihtiman, Veliko Tërnovo, Pazarxhik, Pllovdiv, Pleven, Lloveç, Trjavna, Kërxhali e të tjera. Në sajë të tyre, dhjetëra fëmijë marrin mundësi për një rehabilitim më të shpejtë dhe efektiv pas përfundit të shërimit të tyre.” 

Përpiloi: Joan Kolev 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: Facebook/Angels-for-Bulgaria


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD
Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar

Në Bansko mbahet një kurs trajnimi ndërkombëtar për qentë e shpëtimit

Mbi 30 kujdestarë dhe instruktorë të qenve të shpëtimit po punojnë në terren në zonën e skive sipër Banskos, në kuadër të Kursit Ndërkombëtar të Trajnimit për  qentë e shpëtimit nga 10 deri më 14 prill. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e..

botuar më 24-04-13 4.00.MD