Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNB kufizon kreditimin e blerjes së banesave

Godina e BNB-së
Foto: Ani Petrova

Banka Popullore Bullgare /BNB/ kufizon kreditimin e hipotekave, duke rritur që nga viti 2021 buferin e kapitalit për kreditë në rrezik nga 0.5% në 1%.

Masa synon që thesaret e bankave të kenë rezerva të mjaftueshme për të mbuluar humbjet nga huat me probleme. Si rregull, buferi rritet kur është e nevojshme të "ftohet" rritja e madhe e kredive. Për 7 muajt e parë të vitit, kreditë e reja në vend u rritën me mbi 7% në krahasim me vitin 2020, dhe hipotekat e banesave me mbi 15%.

Sipas BNB kjo është e rrezikshme, për shkak të akumulimit të rreziqeve, të cilat mund të shfaqen në rritjen e vëllimit të kredive me probleme për blerje banesash në të ardhmen, në rast uljeje të ekonomisë.

Më shumë nga rubrika

Buxheti i vitit 2023 i vë strukturat shtetërore në prag të mbijetesës

Në sfondin e vapës së korrikut, debatet e nxehta rreth Buxhetit 2023 vazhdojnë. Deri më 25 korrik, kur Kuvendi Popullor duhet të votojë përfundimisht kuadrin financiar të shtetit, duhet të merret vendimi për rritjen e të ardhurave në sferën buxhetore...

botuar më 23-07-19 7.15.PD
Dimitër Radev

Dimitër Radev është guvernatori i ri i vjetër i Bankës Popullore Bullgare

Me votat e 155 deputetëve në parlamentin prej 240 vendesh, Dimitër Radev u zgjodh guvernator i Bankës Popullore Bullgare (BNB) për 6 vitet e ardhshme. Ai u nominua për një mandat të dytë nga GERB-SDS dhe u mbështet nga “Po e vazhdojmë ndryshimin –..

botuar më 23-07-18 4.56.MD
Pllamen Dimitrov

Më shumë se 2/3 e punëtorëve marrin pagë nën minimumin e jetesës

Të ardhurat e nevojshme për të mbajtur jetën e një personi që jeton vetëm dhe punon janë 1402 leva (696 euro), tha në një konferencë për shtypin Pllamen Dimitrov, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB).2524 leva (1253..

botuar më 23-07-18 12.31.MD