Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Varna do të jetë kryeqyteti i kinemasë artistike bullgare në vazhdim të shtatë ditëve

Foto: "Trëndafili i Artë"

Festivali i 39 -të i Kinemasë Artistike Bullgare “Trëndafilin e Artë” po mbahet në Varna. Nga 23 deri më 29 shtator do të shfaqet i gjithë prodhimi i kinemasë bullgare i krijuar pas shtatorit 2020, përfshirë 4 premiera. Programi i konkursit përbëhet nga 12 filma artistikë dhe 15 filma të shkurtër, dhe programi Horizontet e Hapura përfshin 6 tituj të tjerë.

Kryetari i jurisë është kineasti Prof. Ivo Draganov. Anëtarët janë aktorja Irmena Çiçikova, piktorja Pllamena Dimitrova-Raçeva, regjisori dhe producenti qipriot Diomides Nikita dhe drejtori i festivalit “Molodist” në Kiev Andrej Halpahçi.