Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapet Nata Evropiane e Shkencëtarëve

Foto: nauka.bg

Edicioni i këtij viti i Natës Evropiane të Shkencëtarëve zhvillohet më 24 dhe 25 shtator 2021. Ngjarja synon të sjellë studiuesit më afër publikut dhe të tërheqë të rinjtë në karriera shkencore. Duke pasur parasysh epideminë COVID-19, Nata Evropiane e Shkencëtarëve e këtij viti do të mbahet në një format hibrid, duke përfshirë ngjarje live dhe online.

Hapja zyrtare është sot në orën 18:30 në Kompleksin Antik Kulturor të Komunikacioneve Serdika (Largo) në Sofje. E ftuar speciale në ngjarje do të jetë Komisionerja e BE -së Maria Gabriel. Ndër ngjarjet janë Dita e Hapur e Fakultetit të Fizikës të Universitetit të Sofjes, hyrja falas në Muzeun Historik Rajonal të Sofjes dhe të tjera.

Më shumë nga rubrika

Nikolla Minçev

Nikolla Minçev është kryetar i ri i Kuvendit Popullor

Deputetët e Legjislaturës së 47 të Kuvendit Popullor zgjodhën për kryetar të Parlamentit Nikolla Minçev nga partia “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Ai u mbështet me 158 vota. Minçev është jurist dhe ka përvojë të gjatë si avokat. Ai është specialist..

botuar më 21-12-03 11.57.PD

Bullgaria kërkon rregullime në politikën e gjelbër të BE-së

Vendet e BE-së duhet të vendosin vetë se si të arrijnë qëllimet e përbashkëta të politikës së gjelbër të komunitetit sipas mundësive të tyre. Si një vend më i varfër, Bullgaria beson se qëllimet e përdorimit të energjisë së pastër për ngrohje dhe..

botuar më 21-12-03 10.35.PD

Numri i vdekjeve nga Covid në ditë mbetet i lartë

2018 janë rastet e reja me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. 7,37% e 27 372 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 103 606 janë të sëmurët aktivë të regjistruar. 81.8% e tyre nuk janë vaksinuar. Të sapo..

botuar më 21-12-03 9.55.PD
Подкасти от БНР