Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapet Nata Evropiane e Shkencëtarëve

Foto: nauka.bg

Edicioni i këtij viti i Natës Evropiane të Shkencëtarëve zhvillohet më 24 dhe 25 shtator 2021. Ngjarja synon të sjellë studiuesit më afër publikut dhe të tërheqë të rinjtë në karriera shkencore. Duke pasur parasysh epideminë COVID-19, Nata Evropiane e Shkencëtarëve e këtij viti do të mbahet në një format hibrid, duke përfshirë ngjarje live dhe online.

Hapja zyrtare është sot në orën 18:30 në Kompleksin Antik Kulturor të Komunikacioneve Serdika (Largo) në Sofje. E ftuar speciale në ngjarje do të jetë Komisionerja e BE -së Maria Gabriel. Ndër ngjarjet janë Dita e Hapur e Fakultetit të Fizikës të Universitetit të Sofjes, hyrja falas në Muzeun Historik Rajonal të Sofjes dhe të tjera.

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Maqedonia Veriore duhet të plotësojë të gjitha kushtet për anëtarësim në BE

Ka shumë sinjale pozitive nga vizita e Kryeministrit Kirill Petkov në Shkup , tha Presidenti Rumen Radev. Kreu i Shtetit i quajti të pabazë pohimet se pasi Bullgaria insiston për njohjen e pakicës bullgare në Maqedoninë Veriore, Shkupi mund të..

botuar më 22-01-20 1.57.MD
Dr. Angell Kunçev

Shtrëngojnë masat kundër pandemisë së Covid-19

Autoritetet shëndetësore po diskutojnë shtrëngimin e masave anti-epidemike në disa zona, tha Kryeinspektori i Shëndetësisë Angell Kunçev. Komiteti Kombëtar Pandemik po monitoron gjendjen dinamike në Sofje, rrethin e Sofjes, Plovdiv, Bllagoevgrad,..

botuar më 22-01-20 1.30.MD

¼ janë të sapoinfektuarit gjatë 24 orëve të fundit nga më shumë se 41 000 analiza të kryera

10 160 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend gjatë 24 orëve të fundit, ose 1021 raste më pak se një ditë më parë. 77.5% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 24,5% e 41 433 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg...

botuar më 22-01-20 9.01.PD
Подкасти от БНР