Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Tension në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës


Për shkak të vendimit të Prishtinës për të detyruar shoferët me targa serbe të vendosin targa të përkohshme të Kosovës kur hyjnë në vend,lindi një tension nëpër pikat kufitare midis Serbisë dhe Kosovës. Në përgjigje të kësaj, serbët në veri shpallën protestë, ngritën një kamp me çadra rreth kufirit dhe bllokuan trafikun.
Masa e qeverisë kosovare është në përgjigje të politikës serbe sa i përket Kosovës. Beogradi nuk e njeh Kosovën për një shtet më vete, si dhe numrat e regjistrimit të automobilave kosovare.
Komisionari еvropian për çështjet e politikës së jashtme dhe të politikës së sigurisë Josep Borrell u kërkoi Beogradit dhe Prishtinës të gjejnë rrugë për të zbutur tensionet dhe të zhvillojnë një dialog midis tyre, që të mund t’i shmanget shkallëzimit të mëtejshëm. 

Milo Gjukanoviq: Ekziston rreziku nga një destabilizim në Ballkan

Ballkani Perëndimor mbetet vend i konfliktit të interesave gjeopolitike, gjë e cila mund të destabilizojë të gjithë rajonin. Për këtë paralajmëroi presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq në sesionin e 76 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Sipas fjalëve të tij, sfidat dhe kërcënimet ndaj demokracisë multietnike në Ballkan nuk janë zvogëluar, transmetoi agjencia “Fokus”. “Ballkani Perëndimor përsëri është skenë e konfliktit të interesave gjeopolitike, gjë e cila çoi deri në vonimin e integrimit të shoqërive të Ballkanit Perëndimor në mjedisin e tyre natyror evropian. Ky konfuzion jo vetëm që çon në ngecje dhe prapambetje në zhvillimin e këtij rajoni evropian, por dhe hap vend për kthimin e teorive shkatërruese, se ai nuk mund të jetojë si një bashkësi shumetnike dhe shumë fetare”, paralajmëroi Gjukanoviq.

Mbi 6000 fëmijë grek me Covid-19 pas 10 ditëve në shkollë

Mjekët në Greqi paralajmërojnë për një shkallë të lartë të infektimit me koronavirus mes nxënësve, transmetoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Katja Peeva. Sipas të dhënave ekzistuese, vetëm në kuadrin e dhjetë ditëve që nga fillimi i vitit të ri shkollor janë infektuar mbi 6000 nxënës. Çdo një rast i katërt i mostrave të regjistruara pozitive janë të fëmijëve në moshë nga 4 deri më 17 vjeç, nënvizojnë mjekët. Pavarësisht nga kjo, një pjesë e madhe nga prindërit nuk duan që fëmijët e tyre të testohen nga dy herë në javë dhe të mbajnë përherë maska në shkollë. Ka padi të ngritura kundër mësuesve dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithsesi, sipas mjekëve grek, vendi më rrezikues për infektim është transporti. Për shkak të kësaj në Selanik lëshojnë 400 autobusë të rinj, që të mund të kufizohet grumbullimi i njerëzve. 

Qiproja fokusohet mbi zhvillimin e rajoneve malore

Qeveria e Qipros do të shpallë gjatë muajit nëntor ftesën e parë për projekte në zonat malore dhe rurale, të cilat të financohen nga fondet evropiane, gjatë periudhës së re programore deri në vitin 2027, periudhë kjo e cila fillon gjatë vitit të ardhshëm. Përmes fondeve mbi programin e Bashkimit Evropian për zhvillim të rajoneve rurale, Qiproja synon të përqendrohet në projekte të infrastrukturës, të cilat inkurajojnë ekonominë dhe prosperitetin në bashkitë malore, si dhe rritjen e turizmit. Propozimet, të cilat qeveria tanimë i ka dërguar në Bruksel, janë të fokusuara në punësimin, përfshirjen sociale, zhvillimin lokal dhe mbështetjen e sipërmarrjes. Është parashikuar gjithashtu dhe rinovimi i hapësirave publike, rrugëve dhe parqeve, transmetoi nga Qiproja korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Branisllava Bobanac. 

Ballkani - destinacioni më i preferuar veror nga çekët 

Ballkaniqe destinacioni më i preferuar për pushim të çekëve gjatë verës së kaluar, njofton Radio Praga. Tradicionalisht, në vend të parë për nga popullariteti dhe afërsia mes turistëve nga Çekia mbetet Kroacia. Një pushim në Detin Adriatik kanë preferuar mbi 750 000 çekë. Sipas të dhënave, të prezantuara nga ministri i jashtëm çek Jakub Kulhánek, destinacioni i dytë për nga popullariteti ka qenë Greqia - me pothuajse 200 000 turistë çek. Bullgaria është zgjedhur për pushim prej rreth 120 000 çekëve, derisa në vendpushimet turke e kanë kaluar pushimin e tyre 100 000 çekë.  

Përpiloi: Miglena Ivanova 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..

botuar më 24-04-08 4.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..

botuar më 24-04-05 2.06.MD
Dimitër Gllavçev dhe Rumen Radev

Zgjedhjet për PE dhe Kuvendin Popullor do të mbahen në një ditë

Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..

botuar më 24-04-05 12.12.MD