Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtoresha e Institutit të Imunologjisë: Tani për tani pa vaksinë bullgare kundër Covid-19

Prof. Penka Petrova
Foto: BGNES

"Ne jemi shumë larg nga krijimi i një vaksine bullgare kundër koronavirusit dhe nuk duhet ta presim atë," tha për BNR Prof. Penka Petrova, drejtoreshë e Institutit të Mikrobiologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.

Kështu, ajo ra në kundërshtim me drejtorin e Departamentit të Imunologjisë në institut dhe ish -deputet të ITN Prof. Andrej Çobanov, i cili tha se preparati do të paraqitet më 5 tetor. Sipas Prof. Penka Petrova, imunologu do të paraqesë vetëm "të dhëna shkencore mbi testet in vitro për linjat qelizore në Kongresin Botëror të Imunologjisë".

Sipas saj, deri më tani nuk ka një vaksinë të vërtetë që mund të testohet, sepse me këtë duhet të merret ndonjë kompani farmaceutike. "Më mirë të mbështetemi në ato të miratuara tashmë nga Organizata Botërore e Shëndetit," këshilloi ajo.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD