Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inflacioni nuk është i pazakontë në periudhat e rimëkëmbjes nga krizat globale

Foto: Ani Petrova

Çmimi i energjisë elektrike për industrinë arriti 300 leva (rreth 150 euro) për një megavat-orë, vetëm katër ditë pas betimit të qeverisë së tretë teknike brenda mandatit të Presidentit Rumen Radev. Sipas kryeministrit Stefan Janev, qeveria po punon mbi një paketë masash që synojnë kontrollin e çmimeve. "Rritja e madhe e çmimeve për të gjitha llojet e energjisë - energjia elektrike, gazi natyror dhe burimet e rinovueshme - është për shkak të një numri faktorësh. Në një intervistë për BNR, eksperti i energjisë Simone Tagliapietra shpjegoi:

Simone Tagliapietra

"Në janar, shkurt dhe mars kishte një dimër shumë të ftohtë, i cili ndikoi mbi nevojën për më shumë ngrohje në shtëpi. Prandaj, kërkesa për gaz natyror u rrit. Në pranverë dhe verë kishim temperatura shumë të larta, gjë që çoi në konsum të tepërt të energjisë elektrike për shkak të përdorimit të kondicionerëve. Në të njëjtën kohë, rritëm konsumin e energjisë në industri për shkak të rimëkëmbjes së ekonomisë.  Këtu duhet të shtojmë dhe problemin e niveleve të ulëta të energjisë elektrike të prodhuar nga centralet me erë, sepse moti në Evropë ishte i qetë, pa erë të fuqishme. E gjithë kjo çoi në një kërkesë më të madhe për gaz, dhe në të njëjtën kohë, kishim probleme me furnizimin, pasi Rusia furnizon vëllime më të ulëta të karburantit blu sesa pritej.”

Kryekonomisti i Bankës Bullgare të Zhvillimit Ilija Lingorski është i bindur se inflacioni me të cilin po përballemi aktualisht nuk është i pazakontë, sepse pandemia Covid-19 ndikoi seriozisht në ekonominë jo vetëm në Bullgari, por edhe në nivel global. Para BNT Lingorski gjithashtu theksoi se për momentin ne jemi dëshmitarë të dy faktorëve. Nga njëra anë, aktiviteti ekonomik rimëkëmbet ndjeshëm në tremujorin e fundit, gjë që krijon një presion të natyrshëm mbi çmimet nga ana e konsumit. Nga ana tjetër, pandemia theu zinxhirin e furnizimit globalisht dhe ndikoi negativisht në ofrim. Sipas Lingorski, gjëja pozitive është se para krizës inflacioni në vendin tonë ishte në nivele të shëndetshme.

Ilija Lingorski

Në këtë kontekst, qeveritë e shteteve anëtare të BE-së po përpiqen të zbusin ndikimin e çmimeve të larta, të cilat do të prekin drejtpërdrejt industrinë dhe njerëzit e zakonshëm, pa ndikuar direkt në mekanizmat e tregut të energjisë.

Franca planifikon të zgjerojë dhe rrisë vlefshmërinë e kuponëve të energjisë elektrike, të cilat i marrin më shumë se 5 milionë familje. Spanja ka ulur TVSH-në për gazin dhe energjinë elektrike për të ulur çmimet.

Në këtë sfond, gjithnjë e më urgjente për t'u zgjidhur, bëhet çështja për funksionimin e termocentraleve me qymyr në vendin tonë. Sociologu Todor Galev komentoi të ardhmen që i pret ato në një periudhë afatmesme:

Todor Galev

“Me rritjen e çmimeve të emetimeve, nëse jo në 2025, atëherë në 2028-2030 ato patjetër do të duhet të mbyllen. Pa ndërhyrjen e madhe të qeverisë dhe subvencionimin e termocentraleve me qymyr, ato nuk do të mund të mbijetojnë. Sidoqoftë, kjo ndërhyrje nuk mund të jetë e pafund. Kështu, çmimet e energjisë elektrike të prodhuar nga termocentralet me qymyr do të rriten aq shumë saqë në një moment, ato vetë do të duhet të fiken.”

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ani Petrova, BGNES, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD

Vendet e eurozonës uruan Bullgarinë për përparimin e saj

Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..

botuar më 24-03-22 5.25.MD

U shpall një prokurim publik për zgjerimin e gazsjellësit nga Greqia deri në Rumani

“Bulgartransgaz” shpalli një prokurim publik për “Planifikimin organizativ, projektimin e investimeve, furnizimin me materialet dhe pajisjet e nevojshme, ndërtimin dhe vënien në punë të objekteve të reja për zgjerimin e infrastrukturës së..

botuar më 24-03-20 12.08.MD