Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndaloi shkarkimi i anijes së bllokuar pranë Kamen Brjag

Foto: Radio Varna

Pas orës 21:30 të 27 shtatorit ka filluar shkarkimi i anijes "Vera Su" në zonën e mbrojtur Jajllata pranë Kamen Brjag(Bullgaria Verilindore). Karburanti i anijes 32-vjeçare tashmë është zbrazur. Për momentin nuk ka informacion se si dhe nëse aksioni do të vazhdojë, por moti është përkeqësuar dhe era e fortë mund të prishë anijen.

Anija ngeci më 20 shtator në zonën e mbrojtur të Jajllata. “Vera Su” është ndërtuar në vitin 1989 dhe operohet nga një kompani turke. Anija ka lundruar nën flamurin e Panamasë dhe ka transportuar plehra nga Ukraina drejt Varnës.

BNR Radio Varna raportoi se një pjesë e ngarkesës së rrezikshme është derdhur në det. Këtë e tregojnë videot e publikuara në faqen e specializuar maritime.bg. Ato tregojnë se si kimikati derdhet në det, sepse makina e paketimit është prishur.