Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndaloi shkarkimi i anijes së bllokuar pranë Kamen Brjag

Foto: Radio Varna

Pas orës 21:30 të 27 shtatorit ka filluar shkarkimi i anijes "Vera Su" në zonën e mbrojtur Jajllata pranë Kamen Brjag(Bullgaria Verilindore). Karburanti i anijes 32-vjeçare tashmë është zbrazur. Për momentin nuk ka informacion se si dhe nëse aksioni do të vazhdojë, por moti është përkeqësuar dhe era e fortë mund të prishë anijen.

Anija ngeci më 20 shtator në zonën e mbrojtur të Jajllata. “Vera Su” është ndërtuar në vitin 1989 dhe operohet nga një kompani turke. Anija ka lundruar nën flamurin e Panamasë dhe ka transportuar plehra nga Ukraina drejt Varnës.

BNR Radio Varna raportoi se një pjesë e ngarkesës së rrezikshme është derdhur në det. Këtë e tregojnë videot e publikuara në faqen e specializuar maritime.bg. Ato tregojnë se si kimikati derdhet në det, sepse makina e paketimit është prishur.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është për forcimin e partneritetit midis BE-së dhe NATO-së

Bullgaria ka shprehur interes për të pritur komponentin detar rajonal të Komandës Detare të NATO-s për Rajonin e Detit të Zi (MARCOM). Ky qëndrim u kujtua nga Ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov në një takim me homologët e tij nga formati B-9 në..

botuar më 21-11-26 7.49.MD

Nga 1 dhjetori nga 14 shtete do të hyjnë në Bullgari vetëm me certifikatë

Nga 1 dhjetori do të revokohet urdhri i Ministrit të Shëndetësisë, i cili kërkon që së bashku me Certifikatën e Gjelbër të paraqesin rezultat negativ të një testi PCR ata që vijnë në vendin tonë nga 14 vende të Bashkimit Evropian. Këtë e njoftoi..

botuar më 21-11-26 6.09.MD

Bullgaria është gati të dalë nga zona e kuqe e errët e Covid-19

Po përmirësohet situata epidemike në vend sipas të gjithë treguesve – të të sapo infektuarve, të të shtruarve në spitale dhe të vdekshmërisë. Bullgaria është gati të dalë nga zona e kuqe e errët e sëmundshmërisë së Covid-19. Këtë e tregojnë të..

botuar më 21-11-26 5.03.MD