Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndaloi shkarkimi i anijes së bllokuar pranë Kamen Brjag

Foto: Radio Varna

Pas orës 21:30 të 27 shtatorit ka filluar shkarkimi i anijes "Vera Su" në zonën e mbrojtur Jajllata pranë Kamen Brjag(Bullgaria Verilindore). Karburanti i anijes 32-vjeçare tashmë është zbrazur. Për momentin nuk ka informacion se si dhe nëse aksioni do të vazhdojë, por moti është përkeqësuar dhe era e fortë mund të prishë anijen.

Anija ngeci më 20 shtator në zonën e mbrojtur të Jajllata. “Vera Su” është ndërtuar në vitin 1989 dhe operohet nga një kompani turke. Anija ka lundruar nën flamurin e Panamasë dhe ka transportuar plehra nga Ukraina drejt Varnës.

BNR Radio Varna raportoi se një pjesë e ngarkesës së rrezikshme është derdhur në det. Këtë e tregojnë videot e publikuara në faqen e specializuar maritime.bg. Ato tregojnë se si kimikati derdhet në det, sepse makina e paketimit është prishur.

Më shumë nga rubrika

Përqindja e infeksioneve të reja Covid po rritet

2681 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 81% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 10 për qind e 26 864 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Përqindja e mostrave pozitive u rrit me më..

botuar më 21-12-01 9.14.PD

Parashikimi i motit për 1 dhjetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në 2 gradë në rajonin e Burgasit. Temperaturat më të ulëta do të jenë në luginat e Bullgarisë Jugperëndimore, ndërsa në Sofje në mëngjes priten temperatura minus 8. Gjatë ditës..

botuar më 21-11-30 8.00.MD
Radev dhe Zaev në përfundim të Samitit të NATO-s në Bruksel

Radev dhe Zaev shqyrtuan të drejtat e njerëzve që identifikohen si bullgarë në Maqedoninë e Veriut

Dialogu i nivelit të lartë është kyç për besimin dhe kapërcimin e çështjeve të diskutueshme në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rreth këtij qëndrimi u bashkuan Presidenti Rumen Radev dhe Zoran Zaev gjatë një..

botuar më 21-11-30 7.31.MD
Подкасти от БНР