Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndaloi shkarkimi i anijes së bllokuar pranë Kamen Brjag

Foto: Radio Varna

Pas orës 21:30 të 27 shtatorit ka filluar shkarkimi i anijes "Vera Su" në zonën e mbrojtur Jajllata pranë Kamen Brjag(Bullgaria Verilindore). Karburanti i anijes 32-vjeçare tashmë është zbrazur. Për momentin nuk ka informacion se si dhe nëse aksioni do të vazhdojë, por moti është përkeqësuar dhe era e fortë mund të prishë anijen.

Anija ngeci më 20 shtator në zonën e mbrojtur të Jajllata. “Vera Su” është ndërtuar në vitin 1989 dhe operohet nga një kompani turke. Anija ka lundruar nën flamurin e Panamasë dhe ka transportuar plehra nga Ukraina drejt Varnës.

BNR Radio Varna raportoi se një pjesë e ngarkesës së rrezikshme është derdhur në det. Këtë e tregojnë videot e publikuara në faqen e specializuar maritime.bg. Ato tregojnë se si kimikati derdhet në det, sepse makina e paketimit është prishur.

Më shumë nga rubrika

Kryemyftiu Mustafa Haxhi

Myslimanët do të përkujtojnë të vdekurit në fshatin Rojak dhe në autostradën Struma

Më 26 nëntor, në të gjitha xhamitë në Bullgari do të ketë lutje dhe përkujtim për të vdekurit tragjikisht në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak të rajonit të Varnës dhe në autobusin e djegur maqedonas në autostradën Struma . Kryemyftiu..

botuar më 21-11-26 10.40.PD

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në ditë mbetet treshifror

2370 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 79.8% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 8 për qind e 30 737 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Janë të regjistruar 105 178 të sëmurë..

botuar më 21-11-26 8.59.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin

Gjatë natës së 25 duke u gdhirë 26 nëntor do të mbizotërojë mot i kthjellët, me vranësira të shpërndara kryesisht të larta. Do të jetë pothuajse e qetë, në zonat lindore me erë të dobët jugore. Temperaturat minimale në shumicën e vendeve do të..

botuar më 21-11-25 8.05.MD