Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndaloi shkarkimi i anijes së bllokuar pranë Kamen Brjag

Foto: Radio Varna

Pas orës 21:30 të 27 shtatorit ka filluar shkarkimi i anijes "Vera Su" në zonën e mbrojtur Jajllata pranë Kamen Brjag(Bullgaria Verilindore). Karburanti i anijes 32-vjeçare tashmë është zbrazur. Për momentin nuk ka informacion se si dhe nëse aksioni do të vazhdojë, por moti është përkeqësuar dhe era e fortë mund të prishë anijen.

Anija ngeci më 20 shtator në zonën e mbrojtur të Jajllata. “Vera Su” është ndërtuar në vitin 1989 dhe operohet nga një kompani turke. Anija ka lundruar nën flamurin e Panamasë dhe ka transportuar plehra nga Ukraina drejt Varnës.

BNR Radio Varna raportoi se një pjesë e ngarkesës së rrezikshme është derdhur në det. Këtë e tregojnë videot e publikuara në faqen e specializuar maritime.bg. Ato tregojnë se si kimikati derdhet në det, sepse makina e paketimit është prishur.

Më shumë nga rubrika

Në Sofje hapet Sofia MENAR Film Festival

Edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit MENAR në Sofje hapet sonte me filmin palestinez “Mes parajsës dhe tokës” të regjisores Najwa Najjar. Festivali e njeh publikun bullgar me kulturën dhe traditat e botës islame. Publiku do të mund të..

botuar më 22-01-14 5.25.MD
Ministrja Serbezova

Sipas statistikës zyrtare 4 700 njerëz në Bullgari janë infektuar përsëri me Covid-19

Nga fillimi i pandemisë deri më 11.01.2022 në Bullgari janë diagnostikuar 787 178 persona me Covid-19, ndërsa rastet e regjistruara të riinfektimit deri më 22.12.2021 janë 4 692 veta. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova nga..

botuar më 22-01-14 3.21.MD

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ngritur çështjen për një “minoritet maqedonas” në Bullgari

Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të punuar me BE-në për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim nga Ambasada e ShBA-së në Sofje për BNT. Rasti..

botuar më 22-01-14 2.23.MD
Подкасти от БНР