Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjeshta në Bullgari po vjen me aromën e specave të pjekura dhe një vëmendje të veçantë ndaj lutenicës

4
Foto: BGNES

Në një këngë të njohur bullgare këndohet se vera tanimë është “vetëm gjoja”, përderisa vjen era e specave të pjekura. Javët e para të vjeshtës janë koha e një pune këmbëngulëse, më në veçanti për bullgarët, të cilët vet i rrisin frutat dhe perimet e veta nëpër oborret e tyre. Pas përkujdesjeve të shumta gjatë ditëve të gjata të verës, tani është koha të mblidhet rendimenti dhe të bëhen gati për në dimër. Perimet më të kërkuara dhe të dashura janë domatet dhe specat e kuqe, jo vetëm sepse prej tyre bëhen sallata shumë të shijshme, por dhe sepse ato janë  dhe pjesë bazë e lutenicës - “mbretëresha e konservave” në Bullgari. Çdo një fabrikë e autoritetshme për konserva tek ne zgjat dorë drejt recetës dhe teknologjisë  për bërjen e lutenicës. Kurse ajo është shumë e ndërlikuar - një sasi më e madhe domatesh të bluara, speca të pjekura dhe patëllxhanë, ndaj të cilëve shtohet vaj, kripë, sheqer dhe merudhi të thjerra. Nuk ka bullgar, i cili të mos ta ketë ruajtur lutenicën si një shije nga fëmijëria, pavarësisht nëse e preferoni të bluar në copa më të mëdha ose në mënyrë tepër fine.

Një fakt kureshtar është se kërkimi i lutenicës në tregun e brendshëm, sipas të dhënave të prodhuesve ruhet përherë gjatë gjithë vitit. Një ulje të lehtë ka gjatë periudhës së verës, kur dalin perimet e freskëta. Prodhuesit industrial ripohojnë ringjalljen e interesit ndaj lutenicës të bërë në shtëpi dhe e shpjegojnë me krizën dhe me rendimentin e mirë  prej perimeve sivjet. “Amviset e shtëpisë nuk e llogarisin punën dhe shpenzimet për korrent. Përdorin produkte përdorim personal dhe kavanoza përdorim i dytë. Kështu lutenica duket më e lirë nga ajo e prodhuar në mënyrë industriale, por kjo fare nuk është kështu”- llogarit një nga pronarët e ndërmarrjes për konserva. Por, fare të ndryshme dalin llogaritë e njerëzve, të cilët dinë sesi në mënyrë më racionale të shpërndajnë buxhetin e vet dhe për të cilët bërja e lutenicës në shtëpi është diçka si një hobi familjare dhe respektim i traditës tipike bullgare. Kështu është në shtëpinë e Dimitrina dhe Mihaill Kesovi nga qyteti Zllatica. Aty çdo një anëtar i familjes përfshihet në bërjen e lutenicës, me të cilën krenohen shumë. Fusin në të vetëm perime të rritura në kopshtin e tyre. “Sivjet rendimenti ishte shumë i mirë dhe me shumë punë dhe durim rritëm mbi 100 kilogramë speca në një sipërfaqe prej 300 metrave katrore” - thotë Mihaill Kesov:

“Sa më të mëdha dhe më të kuqe janë specat, kaq më e mirë do të dalë lutenica prej tyre. E njëjta gjë ia vlen dhe për domatet - ato duhet të jenë të pjekura shumë mirë. Përgatitja për lutenicën është që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Çdo gjë e bëjmë jashtë në oborr, kemi vatër dhe një tavë shumë të madhe për lutenicë, ku vihen të gjitha përbërëset dhe trazohet derisa të trashet. Dhe fëmijët përfshihen në punë.”

Akoma nga hollësitë në përgatitjen e një lutenice të shijshme zbulon dhe bashkëshortja e Mihailit, Dimitrina Kesova:

“Në një zjarr të ngadaltë lihen produktet që të avullojnë, nuk mund të forcohet zjarri - çdo gjë bëhet me ngadalë dhe me shumë durim, ti vazhdimisht je rreth zjarrit dhe përzien.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD