Më 1 tetor Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ hap sezonin e saj të ri. Koncerti është në Sallën “Bullgaria”, dhe simfonistët e radios ia kushtojnë festës së tyre profesionale Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, si dhe Festës së Pranimit të Qefinit Ortodoks të Nënës së Zotit, dy festa që shënohen në ditën e parë të tetorit. Programi do të përfshijë vepra të zgjedhura posaçërisht nga dirigjenti Mark Kadin: "Ave Maria" nga Franz Schubert, "Nëna e Zotit, unë qëndroj para teje" nga John Tavener (premierë për Bullgarinë), "Vlaherna. Qefini i Nënës së Zotit ”nga Georgi Arnaudov, si dhe Koncert 3 për piano dhe orkestër nga Sergei Rachmaninoff.
Konstantin Emeljanov - pianisti i ri rus, artisti i Yamaha, i cili vizitoi Bullgarinë për herë të parë në vitin 2019, është përsëri në vendin tonë për fillimin e sezonit të koncerteve të Orkestrës Simfonike të BNR-së. Konstantin është laureat i një numri çmimesh prestigjioze, ndër të cilat ndoshta më i konsiderueshmi është vendi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar "P. I. Çajkovski ".
Së bashku me koncertet e planifikuara për sezonin e ri, Orkestra Simfonike e BNR-së do të realizojë shumë incizime, në të cilat theksi i veçantë do t'u kushtohet veprave të rëndësishme nga historia muzikore bullgare.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Zdravko Petrov, Ani PetrovaSLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe..
Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë. Data u zgjodh në vitin 1961 në Kongresin e IX-të të Institutit..
Dueti SHIK ka një vend të rezervuar në zemrat e adhuruesve të muzikës së bukur me këngët e tyre melodike, shumë prej të cilave janë kthyer në hite. Autori i tyre është Krasimir Gjullmezov - një kompozitor, aranzhues, instrumentist dhe këngëtar i..
Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën,..
SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u..