Më 1 tetor Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ hap sezonin e saj të ri. Koncerti është në Sallën “Bullgaria”, dhe simfonistët e radios ia kushtojnë festës së tyre profesionale Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, si dhe Festës së Pranimit të Qefinit Ortodoks të Nënës së Zotit, dy festa që shënohen në ditën e parë të tetorit. Programi do të përfshijë vepra të zgjedhura posaçërisht nga dirigjenti Mark Kadin: "Ave Maria" nga Franz Schubert, "Nëna e Zotit, unë qëndroj para teje" nga John Tavener (premierë për Bullgarinë), "Vlaherna. Qefini i Nënës së Zotit ”nga Georgi Arnaudov, si dhe Koncert 3 për piano dhe orkestër nga Sergei Rachmaninoff.
Konstantin Emeljanov - pianisti i ri rus, artisti i Yamaha, i cili vizitoi Bullgarinë për herë të parë në vitin 2019, është përsëri në vendin tonë për fillimin e sezonit të koncerteve të Orkestrës Simfonike të BNR-së. Konstantin është laureat i një numri çmimesh prestigjioze, ndër të cilat ndoshta më i konsiderueshmi është vendi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar "P. I. Çajkovski ".
Së bashku me koncertet e planifikuara për sezonin e ri, Orkestra Simfonike e BNR-së do të realizojë shumë incizime, në të cilat theksi i veçantë do t'u kushtohet veprave të rëndësishme nga historia muzikore bullgare.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Zdravko Petrov, Ani PetrovaMë 2 korrik në skenën e sallës prestigjioze “Bunka Kajkan” në Tokio do të debutojë sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva . Arie të operave nga Vinçenco Belini, Xhuzepe Verdi dhe Xhakomo Puçini do të tingëllojnë nën drejtimin e..
"Përplasja kulturore - Nga Danubi deri në Misisipi” - kështu titullohet albumi i ri i Ljudmill Krumovit, i cili ka mbledhur 11 pjesë të tij origjinale. Kitaristi virtuoz është edhe producent i këtij projekti, në të cilin merr pjesë The Small..
Orkestra e filarmonisë e Plevenit është sërish e ftuar në skenën e Sofjes, këtë herë me një koncert në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Javët e Muzikës të Sofjes” më 29 qershor.Nën shkopin e dirigjentit Jordan Kamxhallov do të tingëllojnë suita..