Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kamion elektrik bullgar me ambicie për të hyrë në tregun në Gjermani

Foto: Facebook/SinCarsBulgaria

Kamion elektrik bullgar? Kjo tashmë nuk është hipotezë, por realitet. Kamioni i parë elektrik bullgar u prezantua zyrtarisht në Sofje. Një nga risitë është futja në karroceri e paneleve fotovoltaike, të cilat lejojnë në mot me diell të karikohet deri në 20% prej kapacitetit të baterisë. Vetëm me ndihmën e energjisë diellore automjeti mund të udhëtojë deri në 50 kilometra në ditë. Një fakt kurioz është se makina mund të drejtohet edhe përmes telefonit tonë celular.

Ky model është plotësisht në përputhje me kushtet urbane dhe është i përshtatshëm për t'u përdorur si një automjet i përditshëm. Makina ka dy vende, kilometrazhi i saj maksimal me një karikim të vetëm të baterisë është 250 km, duke zhvilluar deri në 80 km / orë. Modeli novator u shfaq vitin e kaluar në Sallonin Ndërkombëtar për Automobila në Gjenevë.

Modeli u krijua nga kompania e sipërmarrësit bullgar Rosen Daskallov. Themeluar në vitin 2012, deri vonë ajo ishte e njohur për prodhimin e makinave sportive, por tani fokusi është në prototipe të tjera, si kamioni elektrik, si dhe automobili elektrik që përdoret për qëllime arsimore dhe mund të drejtohet nga fëmijët, autobusët etj.

Për shkak të problemeve të shkaktuara nga pandemia dhe kufizimeve në prodhimin e makinave me naftë, të cilat janë më të rënda në Gjermani, prodhuesi bullgar ka plane për ta transferuar montimin dhe distribucionin e tyre pikërisht atje. Sipas Daskallovit, aktualisht gjigantët automobilistikë po pushojë nga puna shumë inxhinierë dhe ekspertë të tjerë në fushën e industrisë së automobilave, nga të cilat kompania bullgare mund të përfitojë. Planet e sipërmarrësit janë që prodhimi i modelit të kamionit të arrijë në 20 000 njësi në vit brenda 5 viteve.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/SinCarsBulgaria

Më shumë nga rubrika

Prof. Dimitër Ivanov

Prof. Dimitër Ivanov: Inflacioni do të jetë një problem më i madh sesa rritja ekonomike

“Ndoshta deri në fund të vitit 2021 do të evidentojmë një rritje prej afro 4.5 për qind, pasi 90 për qind e kësaj rritje i detyrohet huamarrjes dhe inflacionit të nënvlerësuar. Është e ulët përqindja e Produktit real të Brendshëm Bruto, i cili..

botuar më 22-01-04 5.18.MD

Si kanë ndryshuar çmimet gjatë vitit?

Në nëntor 2021, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 6,3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020. Rritja më e madhe e çmimeve gjatë vitit është regjistruar në sektorin e transportit - me 18,3%. Rënia më e madhe e çmimeve është regjistruar..

botuar më 21-12-31 2.39.MD

Sfida sociale dhe fiskale e presin Bullgarinë gjatë vitit 2022

Periudha e pandemisë nga Covid-19 dhe ndikimi i saj mbi jetën tonë, një ditë mbase do të mësohet nëpër libra, por tani për tani virusi akoma është mes nesh, kurse Bullgaria po përgatitet për ardhjen e llojit të ri të koronavirusit Omikron...

botuar më 21-12-28 9.15.PD
Подкасти от БНР