Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiret shkëmborе në kanionin e lumit Suhata Reka pranë qytetit Dobriç - plotë mister dhe mistikë

Manastiri shkëmbor “Tarapanata”
Foto: Ivelina Romanova

Në veri nga qyteti Dobriç, përpara milionë viteve, shtrihej një oqean parahistorik, kurse më vonë një lumë me ujëra të bollshme gdhendi një kanion të bukur në fushë, duke u bërë shtëpi për një larmi të jashtëzakonshme bimësh dhe kafshësh. Ujërat e bollshme të përroit të dikurshëm janë tharë në ditët tona, prandaj rajoni quhet Suhata Reka /Lumi i Thatë/. Por, lart mes kreshtave, midis qiellit dhe tokës, duken hapjet e zymta të dhjetëra manastireve të murgjve, të vetmuar, të pa arritshëm, të paprekur nga koha, si një jehonë të një bote të harruar. 

Gjatë periudhës së Krishterimit të hershëm, lugina bëhet një qendër kryesore fetare në këtë pjesë të Evropës. Qelitë e skalitura nga dora e njeriut si dhe banesat e vogla për një vetmi të izoluar/të ashtuquajturat skitë/ kanë strehuar një shoqëri të mbushur me njerëz eremitësh, që predikojnë hisakizëm, midis shekullit të 5 deri në shekullin e 11. Sot, këto manastire akoma nuk janë studiuar mirë nga shkenca. Po bëhen prova të ndërtohen shtigje drejt tyre, por në shumicën e rasteve ato janë të përmbushura me barishte dhe shkurre dhe janë të vështira për t’u kaluar, mësojmë nga Ivelina Romanova nga muzeu historik rajonal në qytetin Dobriç.  

Pamje drejt digës Onogur nga skiti Shan Kaja

Më e arritshme është e ashtuquajtura "Shan Kaja" ose e përkthyer nga turqishtja "Shkëmb i mrekullueshëm", në zonën e fshatit Onogur. Ajo përbën një tunel 64 metra të gjatë, shumë të ngushtë me qelitë e murgjve të vendosura në të dyja anët. Ky manastir është i gdhendur lartë në një tarracë shkëmbore mbi digën Onogur. Disa nga qelitë kanë dritare me një panoramë marramendëse drejt digës.  

Në afërsi të fshatit Balik, hasim në përqendrimin më të madh të manastireve shkëmbore brenda Dobruxhës. Këto janë rreth 12 skitë dhe qeli, çdo një prej tyre me historinë dhe legjendën e vet. Por, më tërheqëse janë objektet në tokën që gjendet rreth fshatit Efrejtor Bakallovo: 

Shan Kaja përbën një tunel artificial në shkëmb me gjatësi 64 metra.

“Njëri manastir shkëmbor quhet “Tarapanata” ose “Monetarnicata” sepse aty janë prerë monedhat - tregon Ivelina Romanova. Objekti i përngjan shumë kokës së njeriut. Dy nivelet e sipërme - sytë kanë qenë një kishëz dhe një hapësirë jetese. Kati i poshtëm - goja është e ndarë po kështu në dy hapësira. Në 100 metra prej saj gjendet “Sandëk Maara”- një varrezë e mugjeve në 3 nivele. Për shkak të proceseve të erozionit, kalimi deri tek nivelet më të larta bëhet me ndihmën e një shkalle primitive prej druri. Në katin më të sipërm biem në gjurmët e një altari ceremonial. Nga ky nivel pamja drejt luginës së Lumit të Thatë është fantastike. Aty afër është “Bëllgarski kështi” /Shtëpitë Bullgare/ ose “Gjeur Evleri” - kompleksi i madh përfshin qeli dhe kamare, si dhe një kishë të vendosur në lartësi të ndryshme.” 

Hermitët kanë ngrënë kryesisht peshk, pas kësaj kanë kaluar në ushqim bimor, kurse në stadin e fundit të jetës së vet tokësore, kanë pirë vetëm ujë. Kështu murgjit kanë ikur nga kjo botë, mësojmë nga Ivelina Romanova.

Këta murgj hermitë kanë zgjedhur vende shumë të vështira për të arritur. Nga qelitë e veta ata janë lëshuar vetëm me një litar ose me një shkallë prej litari, me të cilën kanë zbritur poshtë deri tek lumi. Në fund, kur kanë qenë në fund të fuqive të veta, ata kanë djegur shkallën e vet të vetme, që të mos të tundohen të zbresin poshtë dhe të vazhdojnë jetën e vet tokësore dhe janë mumifikuar vetë. Në këtë mënyrë murgjit kanë kërkuar një përsosmëri në vetminë me Perëndinë”, shton si përfundim Ivelina Romanova.

Sandëk Maara – një varrezë murgjish me dy kate

Në ditët tona, në rajon jetojnë njerëz nga bashkësi të ndryshme etnografike dhe fe të ndryshme. Prandaj hermitazhet dhe kamaret e shkëmbit kanë emra bullgarë dhe turq. Kurse në ditën e parë të muajit maj, të krishterë dhe myslimanë vizitojnë bashkë këto relikte të shenjta nga kohërat e kaluara, që të përmbushen me besim dhe lartësi shpirtërore. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova, Ivelina Romanova

Shihni video-reportazhin nga udhëtimi ynë deri në “Shan Kaja” - një nga manastiret më mistike të shkëmbinjve në zonën e Lumit të Thatë, e cila sipas legjendës u banua përkohësisht nga vetë Shën Joan Kasian Romaku ( një murg i krishterë dhe teolog, i cili nderohet si në Kishën Perëndimore po kështu dhe në atë Lindore për shkak të shkrimeve të tij mistike).



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD