Gati 370 atletë do të marrin pjesë në Kampionatin Bullgar të Hapur Ndërkombëtar të Badminton, i cili do të mbahet nga 7 deri më 10 tetor në Sallën e Evropës të kryeqytetit. Në konkurs do të marrin pjesë përfaqësues nga Bullgaria, Turqia, Lituania, Polonia, Italia, Meksika, Maqedonia e Veriut, Austria, Franca, Belgjika, Serbia, Norvegjia, Zvicra, Estonia, Moldavia, Ukraina, Danimarka, Greqia, Qiproja, Republika Çeke, India, Turqia, Suedia, Kanadaja, Kazakistani, Gjermania, Sri Lanka, Portugalia, Australia, Malta, Izraeli, Malajzia, Britania e Madhe dhe të tjera.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..