Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një rrugë në Itali mban emrin e heroit kombëtar bullgar Vasill Levski

Foto: BGNES

Në qytetin italian Bolgare në rajonin e Lombardisë, një rrugë u emërua pas revolucionarit bullgar Vasill Levski. Ideja erdhi nga Konsullja e Përgjithshme Bullgare në Milano, Tanja Dimitrova.

Qyteti Bolgare me një popullsi prej 7000 njerëz ndodhet aty pranë qytetit Bergamo. Ky vendbanim ka ekzistuar që nga koha e Perandorisë Romake. Sipas historianëve, lidhja midis Bullgarisë dhe emrit të saj është për shkak të bullgarëve që u shfaqën në rajon gjatë Migrimit të Madh të Popujve në shekullin VI.

Arsyeja për të shënuar këtë lidhje shekullore është inaugurimi i një rruge në një lagje të re të qytetit Bolgare, e cila do të mbajë emrin e personit më të shquar në historinë e re bullgare Vasill Levski.

Gjithashtu është përgatitur një marrëveshje për bashkëpunim midis bashkive të qytetit italian Bolgare dhe të qytetit bullgar Vraca (Bullgari Veriperëndimore).


Më shumë nga rubrika

Rumen Radev shpalli fillimin e “Krishtlindjeve Bullgare” në përkrahje të fëmijëve të sëmurë

Në prani të mjekëve, prindërve dhe fëmijëve Presidenti Rumen Radev shpalli fillimin e nismës së XIX bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”, e cila mbahet nën patronazhin e presidentit. “ Për vite të tëra, “Krishtlindjet Bullgare” kontribuojnë në..

botuar më 21-11-30 3.48.MD

Dhuna në familje – një pandemi e fshehur në ditët e Covid-19

Sipas Agjencisë Evropiane për të Drejtat e Njeriut (FRA) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë /OBSH/, një në tre gra është viktimë e dhunës dhe që nga fillimi i masave kundër epidemisë dhe izolimit, situata është përkeqësuar në shumë shtëpi...

botuar më 21-11-27 9.25.PD

Gjendja e jashtëzakonshme epidemike zgjatet deri më 31 mars

Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për zgjatjen e periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, nga 1 dhjetori 2021 deri më 31 mars 2022. Qëllimi është kufizimi i përhapjes së Covid-19. Të gjitha zonat e vendit janë të prekura nga..

botuar më 21-11-24 5.06.MD