Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biljana Dudova u bë kampione botërore e mundjes

Biljana Dudova
Foto: BGNES

Biljana Dudova fitoi titullin e Kampionit Botëror në Mundjen e grave në kategorinë deri në 59 kg. Në finalen e Kupës së Botës në Oslo, bullgarja mposhti Akie Hanai nga Japonia me rezultat 6: 4. Ky është titulli i parë botëror për Dudovën. Ajo ka fituar gjithsej katër tituj evropianë të grave në karrierën e saj, si dhe një medalje argjendi nga Kupa Botërore 2018. Sportistja 24 vjeçare nga klubi “Sportisti i Rillës” (“Rillski Sportist”) fitoi medaljen e saj të fundit të artë evropiane në Kampionatin Evropian në Varshavë më herët këtë vit.

Titulli i Dudovës është i pari për Bullgarinë në Kampionatin Botëror të Mundjes pas vitit 2018. Kjo është medalja e vetme për ekipin bullgar në garat në Oslo deri më tani.


Më shumë nga rubrika

Kirill Despodov

Ylli i "Lludogorec" Kirill Despodov është Futbollisti i Vitit në Bullgari

Kirill Despodov u shpall Futbollisti i Vitit në Bullgari për vitin 2021. Sulmuesi i “Lludogorec” fitoi çmimin për herë të dytë në karrierën e tij në konkurrencën e Martin Kamburovit (Beroe) dhe Georgi Jomovit (CSKA). Despodov shënoi 203 pikë,..

botuar më 22-01-20 9.53.PD
Grigor Dimitrov

Dimitrov vazhdon dhe Tomova largohet nga Australian Open

Grigor Dimitrov arriti për herë të 11-të në karrierën e tij të kalojë raundin e parë të Australian Open me fitoren ndaj kualifikuesit çek Jiri Lehečka me 3 në 1 sete - 6:4, 4:6, 6:3, 7:5. Raketa e parë bullgare hasi një rezistencë serioze nga..

botuar më 22-01-18 9.32.PD
Ljubomir Kallçev dhe Evgenija Radanova

Shpresa e re e patinazhit me shpejtësi lavdëron Bullgarinë në një sërë kampionatesh

Ljubomir Kallçev fitoi medaljen e argjendtë dhe atë të bronztë në Kampionatin Evropian të Patinazhit me Shpejtësi në Hungari. Trajner i tij është nënkampionia e dyfishtë olimpike Evgenija Radanova. I riu e zbuloi këtë sport olimpik rastësisht kur..

botuar më 22-01-16 11.15.PD
Подкасти от БНР