Biljana Dudova fitoi titullin e Kampionit Botëror në Mundjen e grave në kategorinë deri në 59 kg. Në finalen e Kupës së Botës në Oslo, bullgarja mposhti Akie Hanai nga Japonia me rezultat 6: 4. Ky është titulli i parë botëror për Dudovën. Ajo ka fituar gjithsej katër tituj evropianë të grave në karrierën e saj, si dhe një medalje argjendi nga Kupa Botërore 2018. Sportistja 24 vjeçare nga klubi “Sportisti i Rillës” (“Rillski Sportist”) fitoi medaljen e saj të fundit të artë evropiane në Kampionatin Evropian në Varshavë më herët këtë vit.
Titulli i Dudovës është i pari për Bullgarinë në Kampionatin Botëror të Mundjes pas vitit 2018. Kjo është medalja e vetme për ekipin bullgar në garat në Oslo deri më tani.
Bullgarja Sillvija Azdreeva nga qyteti Petriç shkeli në majën më të lartë të planetit Everest në një ekspeditë të udhëhequr nga nepalezi Nirmall Purxha, i cili u bë i njohur botërisht për rekordin e tij në ngjitjen më të shpejtë të 14 majave..
Pas 13 vitesh mungesë trofesh, “Levski” fitoi kupën e futbollit të Bullgarisë “Levski” fitoi Kupën e Bullgarisë pasi fitoi në finale ndaj rivalit të madh CSKA Sofje me 1:0. Trofeu është i pari për "blutë" që nga viti 2009 dhe i pari në turneun..
Një numër rekord pjesëmarrësish do të startojnë gjatë kësaj të diele (më 8 maj) në maratonën e atletikës së lehtë në Varna, që është një pjesë nga iniciativa “Vrapimi si një mënyrë jetese”. Fokusi mbi pjesëmarrjen bullgare provokoi një interes të..