Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje fotografike në studion e Zahari Kamenovit

10
Zahari Kamenov
Foto: Ani Petrova

Në studion e Zahari Kamenovit  gjithmonë ka një ngjyrim të veçantë dhe është shumë interesante. Piktori ka prezantime të shumta jashtë shtetit - në Meksikë, Kore, Gjermani, Zvicër, Francë, Holandë, Turqi, Çeki, Japoni. E vizitojmë në një moment të përgatitjes së ekspozitës së tij më të re dhe në korridor na presin disa nga pikturat e tij të gatshme.

Zahari mendon se janë të rëndësishme idetë, dhe jo mjetet, me të cilat shprehet piktori. Dhe për shkak të kësaj diapazoni i tij krijues është mjaft i gjerë - grafikë, pikturim, qeramikë, plastika prej materialeve të ndryshme.

Kurse në momentet e “pushimit” midis 2 pikturave, piktori pëlqen të restaurojë mobile të vjetra “Tonet”.

Zahari Kemenov është gjithashtu fitues i çmimeve - nga Lidhja e Piktorëve Bullgar, nga Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në qytetin Varna /1983,1985 dhe 1987/, Çmimi Kombëtar për Arte të Bukura “Zaharij Zograf” /2016/, Çmimi për pikturë “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri”/ 2019/ e të tjera.

Ju propozojmë një shëtitje fotografike në atelienë krijuese të Zahari Kamenovit. Nëse doni të shikoni krijimet e tij të shkëlqyera live , mund të vizitoni nga data 7 tetor deri më 25 tetor ekspozitën e tij të re, bashkë me skulptorin Zijatin Nuriev në Qendrën Artistike në qytetin Pleven.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ani Petrova

Më shumë nga rubrika

Në Sofje u hap Panairi tradicional Pranveror i Librit

Panairi i XVI i Librit dhe Festivali Ndërkombëtar Letrar për Fëmijë dhe të Rinj në Sofje u hapën në kryeqytet përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Një numër rekord prej 144 shtëpish botuese marrin pjesë në 60 tenda. Deri më 4 qershor do të mbahen..

botuar më 23-05-29 12.43.MD
Kostadin Zhikov

Nga shkëmbinjtë e Bellogradçikut deri te... Himalajet - vibracione natyrore të Kostadin Zhikovit

Dritë, peizazhe baritore, ndërthurje të kundërtash – të gjitha këto i gjejmë në ekspozitën e artistit të talentuar Kostadin Zhikov në galerinë “Milenium” të kryeqytetit. I njohur tashmë për publikun tonë me një tjetër ekspozitë të tij - "8 burra..

botuar më 23-05-27 10.15.PD
Georgi Gospodinov dhe Angela Rodel

Romani “Strehim kohe” fitoi Booker

Shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov dhe përkthyesja Angela Rodel janë fitues të çmimit ndërkombëtar letrar “Booker” me romanin “Strehim kohe” .  Ky është libri i parë bullgar që fiton këtë çmim. Nderimi u jepet romaneve artistike nga e..

botuar më 23-05-24 9.51.PD