Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje fotografike në studion e Zahari Kamenovit

10
Zahari Kamenov
Foto: Ani Petrova

Në studion e Zahari Kamenovit  gjithmonë ka një ngjyrim të veçantë dhe është shumë interesante. Piktori ka prezantime të shumta jashtë shtetit - në Meksikë, Kore, Gjermani, Zvicër, Francë, Holandë, Turqi, Çeki, Japoni. E vizitojmë në një moment të përgatitjes së ekspozitës së tij më të re dhe në korridor na presin disa nga pikturat e tij të gatshme.

Zahari mendon se janë të rëndësishme idetë, dhe jo mjetet, me të cilat shprehet piktori. Dhe për shkak të kësaj diapazoni i tij krijues është mjaft i gjerë - grafikë, pikturim, qeramikë, plastika prej materialeve të ndryshme.

Kurse në momentet e “pushimit” midis 2 pikturave, piktori pëlqen të restaurojë mobile të vjetra “Tonet”.

Zahari Kemenov është gjithashtu fitues i çmimeve - nga Lidhja e Piktorëve Bullgar, nga Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në qytetin Varna /1983,1985 dhe 1987/, Çmimi Kombëtar për Arte të Bukura “Zaharij Zograf” /2016/, Çmimi për pikturë “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri”/ 2019/ e të tjera.

Ju propozojmë një shëtitje fotografike në atelienë krijuese të Zahari Kamenovit. Nëse doni të shikoni krijimet e tij të shkëlqyera live , mund të vizitoni nga data 7 tetor deri më 25 tetor ekspozitën e tij të re, bashkë me skulptorin Zijatin Nuriev në Qendrën Artistike në qytetin Pleven.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ani Petrova

Më shumë nga rubrika

Arti i rrugës do të ketë një festë të vet treditore në kryeqytet

Nga sot e deri të dielën, sheshi "Sllavejkov" i kryeqytetit bëhet skena e festivalit të parë të kulturës së rrugës Street Music Fest. Sipas organizatorëve nga Mish Mash Fest, ky do të jetë një forum plot ngjyra dhe gazmor me shumë muzikë,..

botuar më 23-05-19 6.30.PD
Bogdan Darev dhe Kalin Krumov

"Kavall Park" - një shpjegim i dashurisë për Bullgarinë përtej oqeanit

Pakkush ndoshta e ka dëgjuar emrin e Alexander Epplerit - një amerikan me origjinë ruse, i dashuruar me Bullgarinë dhe kavallin (fyellin) bullgar. Që në adoleshencë ai u zhyt në magjinë e folklorit tonë, duke marrë pjesë në një koncert të një ansambli..

botuar më 23-05-18 2.45.MD

Tre vende ikonike në Plovdiv po ndryshojnë pamjen e tyre këtë verë

Pas festimit të Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit si koreograf i shfaqjeve franceze në Stara Zagora, artisti bullgar Hristijan Bakallov ndodhet tani në Plovdiv si “regjisor” i botës rreth nesh. Tre hapësira urbane ikonike në Plovdiv - Baza e Vozitjes,..

botuar më 23-05-17 7.15.PD