Në studion e Zahari Kamenovit gjithmonë ka një ngjyrim të veçantë dhe është shumë interesante. Piktori ka prezantime të shumta jashtë shtetit - në Meksikë, Kore, Gjermani, Zvicër, Francë, Holandë, Turqi, Çeki, Japoni. E vizitojmë në një moment të përgatitjes së ekspozitës së tij më të re dhe në korridor na presin disa nga pikturat e tij të gatshme.
Zahari mendon se janë të rëndësishme idetë, dhe jo mjetet, me të cilat shprehet piktori. Dhe për shkak të kësaj diapazoni i tij krijues është mjaft i gjerë - grafikë, pikturim, qeramikë, plastika prej materialeve të ndryshme.
Kurse në momentet e “pushimit” midis 2 pikturave, piktori pëlqen të restaurojë mobile të vjetra “Tonet”.
Zahari Kemenov është gjithashtu fitues i çmimeve - nga Lidhja e Piktorëve Bullgar, nga Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në qytetin Varna /1983,1985 dhe 1987/, Çmimi Kombëtar për Arte të Bukura “Zaharij Zograf” /2016/, Çmimi për pikturë “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri”/ 2019/ e të tjera.
Ju propozojmë një shëtitje fotografike në atelienë krijuese të Zahari Kamenovit. Nëse doni të shikoni krijimet e tij të shkëlqyera live , mund të vizitoni nga data 7 tetor deri më 25 tetor ekspozitën e tij të re, bashkë me skulptorin Zijatin Nuriev në Qendrën Artistike në qytetin Pleven.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ani PetrovaFotografët e njohur britanikë Vanessa Winship dhe George Georgiou do të prezantojnë për herë të parë punimet e tyre në Sofje. Ekspozita e tyre titullohet “Rruga e gjatë” dhe është krijuar posaçërisht për hapësirën e galerisë „Syntesiz“. Autorët do të..
Më shumë se 40 shkolla bullgare të së dielës jashtë vendit mbajnë emrin e krijuesve të alfabetit sllav (glagolica), vëllezërve Kirill dhe Metodij. Më 11 maj, kur Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ditën e Apostujve dhe Edukatorëve të Shenjtë , ne..
Në mesin e parajsës tropikale të ishullit Hainan, në Kinë, Janitca Stamenova dhe Vasilena Vasileva nga Akademia e Muzikës, Valleve dhe Arteve Pamore të Plovdivit "Prof. Asen Diamandiev" hapën Festivalin e Parë Ndërkombëtar Kulturor të Trëndafilit në..
Me operën “Samson dhe Delilah” të Camille Saint-Saëns do të hapen sot në mbrëmje në skenën e Teatrit Veror në Burgas Festat Muzikore të Burgasit..