Starti i distancës klasike prej 42.195 kilometra do t’i japë fillim maratonës tradicionale të Sofjes - Wizz Air Sofja maratonë. Për pjesëmarrje në edicionin e 38 të garës më masive sportive tek ne janë regjistruar afro 2500 vrapues prej mbi 30 shteteve. Ata do të matin forca në tre disiplina - 42.195kilometra, 21 kilometra dhe 10 kilometra. 25 janë maratonistët elitar nga Kenia, Maroku, Etiopia, Turqia, Ukraina, të cilët do të startojnë në distancën klasike.
Fillimi është më 10 tetor, në orën 9.30 në sheshin “Princi Aleksandër I”, përpara Galerisë Kombëtare Artistike.
Organizatorët saktësojnë se për shkak të pandemisë nuk do të ketë një nisje në masë në distancën e shkurtër, por vetëm në 10 kilometra, 21 kilometra dhe 42.195 kilometra. Fondi i përgjithshëm i çmimeve është afro 80 000 leva.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ministrja e Sportit Vesella Leçeva uroi sportistët, trajnerët dhe aktivistët sportivë me rastin e Ditës së Sportit Bullgar, 17 majit. Ajo u uroi sportistëve bullgarë përgatitje të suksesshme për Olimpiadën e Parisit dhe arritjen e qëllimeve të..
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, vjen sot në vendin tonë për të festuar njëqindvjetorin e Komitetit Olimpik Bullgar. Ai do të takohet me presidentin Rumen Radev, do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “100 vjet Komiteti..
Kampionet olimpike të karatesë nga Tokio 2020 - Ivet Goranova, Jovana Prekovic dhe Ferial Abdelaziz po fillojnë një fushatë për ta rikthyer karatenë në programin olimpik për Lojërat e Los Anxhelosit në vitin 2028. Në Akademinë Kombëtare..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi finlandezin Emil Ruusuvuori me 7:6, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të kampionatit të hapur francez dhe..