Franca, Bullgaria dhe 8 vende të tjera të BE -së po dalin me një nismë të përbashkët në mbështetje të energjisë bërthamore, bëri të ditur agjencia AFP. Ajo do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër ngrohjes globale dhe "do të mbrojë konsumatorët evropianë nga luhatjet e çmimeve", nënvizojnë 10 vendet në një artikull të përbashkët të botuar në mediat evropiane. Deklarata është nënshkruar nga ministra të vendeve përkatëse. Përveç Francës dhe Bullgarisë, apeli u nënshkrua nga përfaqësues të Rumanisë, Republikës Çeke, Finlandës, Sllovakisë, Kroacisë, Sllovenisë, Polonisë dhe Hungarisë.
Komisioni Evropian ende nuk ka vendosur nëse energjia bërthamore dhe gazi natyror duhet të përfshihen në listën e burimeve të energjisë për financim të gjelbër të BE -së, të cilat janë të favorshme për mjedisin.Komisioni i Jashtëm Parlamentar po diskuton për tri projektvendime për fillimin e negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, lidhur me të ashtuquajturën “Propozimi francez”. Projektet u dorëzuan nga DPS, GERB..
Qeveria e dorëhequr do të mbështesë më shumë se gjysmë milioni bullgarë që janë në gjendje të rëndë financiare dhe jetojnë në izolim social, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Ekonomisë Kornelija Ninova. Janë siguruar mjete prej 411 milionë..
Dy raste me li majmuni janë konfirmuar në vendin tonë, njofton qendra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë. Pacientët – meshkuj të moshës 41 dhe 44 vjeç, janë shtruar në spitalet e Sofjes në gjendje të mirë të përgjithshme. Të dy kanë udhëtuar jashtë..
"Sot, Parlamenti bullgar mori një vendim historik që i jep dritën jeshile propozimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE," shkroi në..
“Dëshiroj të përgëzoj Parlamentin bullgar për votimin e sotëm, i cili i hap rrugën e heqjes së vetos bullgare për fillimin e negociatave me..
Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se votimi i sotëm në Kuvendin Popullor të Bullgarisë për heqjen e vetos..