Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata “Kapakë për të ardhmen” në ndihmë të foshnjave

Kapakë për të ardhmen
Foto: Kirill Falin, BNR

Ditën e diele më 17 tetor nga ora 09.00 deri në orën 17.00 në sheshin e kryeqytetit “Aleksandër Batenberg” do të mbahet fushata e radhës bamirëse “Kapakë për të ardhmen” në ndihmë të bebeve në Bullgari. Ata që dëshirojnë mund ta mbështesin duke sjellë kapakë plastikë dhe konoçe alumini.

Gjatë fushatave të mëparshme u ricikluan gati 600 000 kg plastmasa dhe me mjetet e grumbulluara prej tyre u blenë inkubatorë për më se 30 spitale në të gjithë vendin dhe një ambulancë neonatale për fëmijë. Mjetet e fushatës së tanishme do të shfrytëzohen për blerjen e ambulancës së dytë neonatale për fëmijë.