Ditën e diele më 17 tetor nga ora 09.00 deri në orën 17.00 në sheshin e kryeqytetit “Aleksandër Batenberg” do të mbahet fushata e radhës bamirëse “Kapakë për të ardhmen” në ndihmë të bebeve në Bullgari. Ata që dëshirojnë mund ta mbështesin duke sjellë kapakë plastikë dhe konoçe alumini.
Gjatë fushatave të mëparshme u ricikluan gati 600 000 kg plastmasa dhe me mjetet e grumbulluara prej tyre u blenë inkubatorë për më se 30 spitale në të gjithë vendin dhe një ambulancë neonatale për fëmijë. Mjetet e fushatës së tanishme do të shfrytëzohen për blerjen e ambulancës së dytë neonatale për fëmijë.
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 9°, në kryeqytet - 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara...
Në orën 08:00, punonjësit e transportit publik filluan të bllokojnë lokacionet kryesore në kryeqytet. Ata këmbëngulin për një përditësim urgjent të..
Presidenti Rumen Radev ngriti çështjen e mbështetjes në kohë për aftësitë mbrojtëse të Bullgarisë në një takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të..