Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata “Kapakë për të ardhmen” në ndihmë të foshnjave

Kapakë për të ardhmen
Foto: Kirill Falin, BNR

Ditën e diele më 17 tetor nga ora 09.00 deri në orën 17.00 në sheshin e kryeqytetit “Aleksandër Batenberg” do të mbahet fushata e radhës bamirëse “Kapakë për të ardhmen” në ndihmë të bebeve në Bullgari. Ata që dëshirojnë mund ta mbështesin duke sjellë kapakë plastikë dhe konoçe alumini.

Gjatë fushatave të mëparshme u ricikluan gati 600 000 kg plastmasa dhe me mjetet e grumbulluara prej tyre u blenë inkubatorë për më se 30 spitale në të gjithë vendin dhe një ambulancë neonatale për fëmijë. Mjetet e fushatës së tanishme do të shfrytëzohen për blerjen e ambulancës së dytë neonatale për fëmijë.


Më shumë nga rubrika

Kryeministri tha se Bullgaria është aleate besnike në NATO

Të gjitha vendimet që do të marrë qeveria për krizën ukrainase, duke përfshirë masat për të shmangur efektet negative ekonomike, do të jenë në përputhje me zhvillimin e situatës. Këtë e deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë..

botuar më 22-01-26 9.33.PD

Numri më i lartë ditor i të infektuarve të rinj që nga fillimi i pandemisë

12 399 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 11 049 një ditë më parë. Ky është numri më i lartë i infeksioneve të reja që nga fillimi i pandemisë. Mbi 76 për qind prej të infektuarve nuk janë të imunizuar...

botuar më 22-01-26 8.54.PD

Parashikimi i motit për 26 janarin

Mëngjesin e së mërkurës me erë të lehtë veriperëndimore, vranësirat do të rriten në shumë rajone të Bullgarisë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 4 deri në minus 13 gradë, për Sofjen rreth minus 12 gradë. Gjatë ditës do të mbajë..

botuar më 22-01-25 8.25.MD
Подкасти от БНР