Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaksinat kundër Covid kanë rënë me më shumë se 2000 në ditë

Foto: arkiv

3327 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 17.5 për qind e 19 059 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Kjo është 142 raste më pak se e mërkura dhe një rënie e të infektuarve me 2.2 për qind. Nga të infektuarit 86.74 për qind nuk ​​ishin të vaksinuar.

Numri i pacientëve aktivë të regjistruar u rrit në 55 548. Në spital u shtruan 5707 pacientë. 487 janë në terapi intensive. 723 janë të sapo pranuar në spitale. 89.63 për qind e tyre janë pa vaksina.

Në 24 orët e fundit 98 persona vdiqën me Covid-19 të konirmuar. 96 për qind e të vdekurve ishin të pavaksinuar. 1836 njerëz u shëruan.

5563 vaksina u dhanë të mërkurën, ose 2106 më pak se të martën. 1 372 723 persona kanë përfunduar imunizimin.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 janarin

Një front i ftohtë do të kalojë përmes vendit ditën e premte . Në pjesën më të madhe të Bullgarisë do të bjerë borë, në disa vende në ultësira reshja do të jetë e përzier me shi. Pasdite nga veriperëndimi vranësirat do të fillojnë të çahen dhe të..

botuar më 22-01-20 8.30.MD
Prof. Radka Argirova

Prof. Radka Argirova: Piku i Omikronit është deri në 2 javë

Masat shumë më të rrepta dhe një bllokim i mundshëm do të jenë në përputhje me planin e ri kombëtar për të luftuar pandeminë Covid-19. Kështu tha për BNT virologia Prof. Radka Argirova, këshilltare e kryeministrit për pandeminë Covid-19. Lidhur me..

botuar më 22-01-20 7.43.MD

Shteti do të dëmshpërblejë edhe konsumatorët shtëpiak të gazit

Shteti do të dëmshpërblejë konsumatorët shtëpiak të gazit. Ndihma për familjet për muajin dhjetor do të jetë 26.77 leva (13.69 euro) për megavat orë, dhe për janar – 42.33 leva (21.64 euro) për megavat orë. Ndihma për biznesin për shkak të çmimeve të..

botuar më 22-01-20 6.43.MD
Подкасти от БНР