Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov vazhdon lojën e tij të mirë në turneun Masters në Indian Wells. Në një ndeshje nga çerekfinalet, bullgari tregoi shpirt luftarak dhe përsëri, pasi në raundin e 16 arriti të bëjë një kthesë në ndeshjen këtë herë kundër tenistit nën № 12 në botë polakut Hubert Hurkach. Pas dy orësh dhe 40 minutash lojë, ndeshja përfundoi me rezultatin 3:6, 6:4, 7:6 (2).
Kjo fitore ishte numri 100 për Dimitrov në serinë Masters 1000. Në gjysmëfinale, bullgari do të përballet me britanikun Cameron Nori, i cili lehtë mundi Diego Schwartzman me 6:0 dhe 6:2.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..