Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vërtetësi, besim, kujtesë dhe patriotizëm - fjalët kyçe të Takimit Botëror të Mediave Bullgare

Foto: rilskimanastir.org

Një kohë të pazakonshme dhe një vend të pazakonshëm kanë zgjedhur organizatorët për zhvillimin e takimit të 16 Botëror të Mediave Bullgare. Në vend gjatë periudhës së pranverës, sivjet ai zhvillohet nga data 16 deri më 19 tetor, në prag të festës të Shën Ivan Rillskit – Çudibërësit - një shenjt i cili jetoi në Mesjetë dhe nderohet si mbrojtësi qiellor i të gjithë popullit bullgar. Zgjedhja e vendit dhe përmbajtjes së forumit të mediave po kështu nuk është i rastit. Ai do të zhvillohet në Manastirin e Rilës, ku ruhen lipsanet çudibërëse të shenjtorit. Tema e takimit gazetaresk, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të mediave bullgare nga e gjithë bota është “Media dhe e vërteta”.

Vendi për zhvillimin e forumit të sivjetshëm siguron mundësi dhe për një program të pasur kulturor, të lidhur me muzetë e Manastirit të Rilës, një përkulje në shenjë nderimi përpara varrit të Shën Joan Rillskit, kurse në qytetin e afërt Kjustendill do të hapet ekspozita “Ikonat Çudibërëse dhe reliktet e shenjta në Ballkan.” Projekti audio vizual është i Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe prezanton kisha dhe manastire në territorin e Bullgarisë, në të cilat si relikte shumë të shtrenjta ruhen ikona çudibërëse dhe lipsane të shenjta.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Eliminimi i korrupsionit në institucione është një nga kushtet për kthimin e emigrantëve në vendin tonë

Politikat shtetërore ndaj bullgarëve jashtë vendit janë në fokus të një komisioni të posaçëm parlamentar. Në Legjislaturën e 47-të Kuvendit Popullor ai drejtohet nga Antoaneta Coneva. Deputetja nga Koalicioni “Bullgaria Demokratike” është..

botuar më 22-01-18 1.15.MD

Bullgarë kanë krijuar dronin më ekonomik të mallrave

“Mjellma e Zezë”, ose Blak Swan, është një  dron revolucionar, i cili mund të ulet në shina të shkurtra dhe të paasfaltuara dhe të dërgojë mallra në dhe nga qoshet e largëta dhe të vështira për t'u arritur të planetit me 80% shpenzime më të ulëta..

botuar më 22-01-18 9.35.PD

Po ndryshon regjimi për hyrjen në Bullgari të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Izraelit, Turqisë dhe Serbisë

Që nga 20 janari (e enjtja), qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Izraelit, Turqisë dhe Serbisë dhe anëtarët e familjeve të tyre që vijnë nga një shtet anëtar i BE-së, Zona Ekonomike Evropiane, Zvicra, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, Maqedonia..

botuar më 22-01-17 7.31.MD
Подкасти от БНР