Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vërtetësi, besim, kujtesë dhe patriotizëm - fjalët kyçe të Takimit Botëror të Mediave Bullgare

Foto: rilskimanastir.org

Një kohë të pazakonshme dhe një vend të pazakonshëm kanë zgjedhur organizatorët për zhvillimin e takimit të 16 Botëror të Mediave Bullgare. Në vend gjatë periudhës së pranverës, sivjet ai zhvillohet nga data 16 deri më 19 tetor, në prag të festës të Shën Ivan Rillskit – Çudibërësit - një shenjt i cili jetoi në Mesjetë dhe nderohet si mbrojtësi qiellor i të gjithë popullit bullgar. Zgjedhja e vendit dhe përmbajtjes së forumit të mediave po kështu nuk është i rastit. Ai do të zhvillohet në Manastirin e Rilës, ku ruhen lipsanet çudibërëse të shenjtorit. Tema e takimit gazetaresk, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të mediave bullgare nga e gjithë bota është “Media dhe e vërteta”.

Vendi për zhvillimin e forumit të sivjetshëm siguron mundësi dhe për një program të pasur kulturor, të lidhur me muzetë e Manastirit të Rilës, një përkulje në shenjë nderimi përpara varrit të Shën Joan Rillskit, kurse në qytetin e afërt Kjustendill do të hapet ekspozita “Ikonat Çudibërëse dhe reliktet e shenjta në Ballkan.” Projekti audio vizual është i Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe prezanton kisha dhe manastire në territorin e Bullgarisë, në të cilat si relikte shumë të shtrenjta ruhen ikona çudibërëse dhe lipsane të shenjta.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Rosica Rikova – Vajza me lindjet e diellit, përshëndeti diellin 365 mëngjese radhazi

Kur në mëngjesin e parë të vitit të kaluar Rosica Rikova pa nga dritarja qiellin flakërues mbi qytetin Varna, tek ajo lindi ëndrra e saj që me ndihmën e një aparati  fotografik të takojë diellin 365 mëngjese radhazi. Kështu vajza me lindjen e..

botuar më 22-01-17 7.15.PD

“Pandemia në vijë të parë” – çfarë nuk treguan mediat

Cilat janë betejat personale dhe profesionale të punëtorëve të vijës së parë në sfera të ndryshme sociale në një situatë pandemie? Cilat janë problemet, çfarë është solidariteti dhe a ka ai tokë në Bullgari? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i..

botuar më 22-01-15 2.15.MD

Eurostat: Bullgaria ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në BE në nëntor 2021

Numri i vdekjeve në Bullgari në nëntor është pothuajse dy herë më i lartë nga ai para pandemisë. Këtë e ka bërë të ditur agjencia evropiane e statistikave Eurostat, cituar nga “Dnevnik”. Eurostat publikoi të dhëna për vdekshmërinë e lartë, sipas të..

botuar më 22-01-14 6.07.MD
Подкасти от БНР