Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vërtetësi, besim, kujtesë dhe patriotizëm - fjalët kyçe të Takimit Botëror të Mediave Bullgare

Foto: rilskimanastir.org

Një kohë të pazakonshme dhe një vend të pazakonshëm kanë zgjedhur organizatorët për zhvillimin e takimit të 16 Botëror të Mediave Bullgare. Në vend gjatë periudhës së pranverës, sivjet ai zhvillohet nga data 16 deri më 19 tetor, në prag të festës të Shën Ivan Rillskit – Çudibërësit - një shenjt i cili jetoi në Mesjetë dhe nderohet si mbrojtësi qiellor i të gjithë popullit bullgar. Zgjedhja e vendit dhe përmbajtjes së forumit të mediave po kështu nuk është i rastit. Ai do të zhvillohet në Manastirin e Rilës, ku ruhen lipsanet çudibërëse të shenjtorit. Tema e takimit gazetaresk, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të mediave bullgare nga e gjithë bota është “Media dhe e vërteta”.

Vendi për zhvillimin e forumit të sivjetshëm siguron mundësi dhe për një program të pasur kulturor, të lidhur me muzetë e Manastirit të Rilës, një përkulje në shenjë nderimi përpara varrit të Shën Joan Rillskit, kurse në qytetin e afërt Kjustendill do të hapet ekspozita “Ikonat Çudibërëse dhe reliktet e shenjta në Ballkan.” Projekti audio vizual është i Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe prezanton kisha dhe manastire në territorin e Bullgarisë, në të cilat si relikte shumë të shtrenjta ruhen ikona çudibërëse dhe lipsane të shenjta.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Plazhi i Varnës strehoi sërish të ardhurit me pupla nga Veriu

Këto ditë banorët e Varnës përfituan nga moti jashtëzakonisht me diell dhe i ngrohtë për të shkuar në plazh. Por jo për t'u dhënë pas banjave detare, por për të shijuar një atraksion tradicional lokal - qindra mjellma të bardha si..

botuar më 22-01-14 7.15.PD

Masat e Covid do të varen nga shtretërit e kujdesit intensiv në spitale

Bizneset dhe shkollat ​​do të mbyllen me zënien 80 për qind të shtretërve të kujdesit intensiv, sipas planit të ri Covid të paraqitur nga kabineti. Sipas planit, Bullgaria ndahet në 6 grupe rrethesh që do të monitorohen në total dhe masat që do të..

botuar më 22-01-13 6.51.MD

Sinjalet e protestës kundër certifikatave të gjelbra në Sofje

Dje, një turmë e ekzaltuar e udhëhequr nga partia më e vogël parlamentare “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”) bëri përpjekje për ta sulmuar godinën e Kuvendit Popullor. Shkaku për tensionin e krijuar ishte certifikata e gjelbër, e cila sipas fjalëve të..

botuar më 22-01-13 2.38.MD
Подкасти от БНР