Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vërtetësi, besim, kujtesë dhe patriotizëm - fjalët kyçe të Takimit Botëror të Mediave Bullgare

Foto: rilskimanastir.org

Një kohë të pazakonshme dhe një vend të pazakonshëm kanë zgjedhur organizatorët për zhvillimin e takimit të 16 Botëror të Mediave Bullgare. Në vend gjatë periudhës së pranverës, sivjet ai zhvillohet nga data 16 deri më 19 tetor, në prag të festës të Shën Ivan Rillskit – Çudibërësit - një shenjt i cili jetoi në Mesjetë dhe nderohet si mbrojtësi qiellor i të gjithë popullit bullgar. Zgjedhja e vendit dhe përmbajtjes së forumit të mediave po kështu nuk është i rastit. Ai do të zhvillohet në Manastirin e Rilës, ku ruhen lipsanet çudibërëse të shenjtorit. Tema e takimit gazetaresk, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të mediave bullgare nga e gjithë bota është “Media dhe e vërteta”.

Vendi për zhvillimin e forumit të sivjetshëm siguron mundësi dhe për një program të pasur kulturor, të lidhur me muzetë e Manastirit të Rilës, një përkulje në shenjë nderimi përpara varrit të Shën Joan Rillskit, kurse në qytetin e afërt Kjustendill do të hapet ekspozita “Ikonat Çudibërëse dhe reliktet e shenjta në Ballkan.” Projekti audio vizual është i Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe prezanton kisha dhe manastire në territorin e Bullgarisë, në të cilat si relikte shumë të shtrenjta ruhen ikona çudibërëse dhe lipsane të shenjta.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Për herë të 46-të Bullgaria numëron shpendët ujor dimërues

Nga 13 deri më 16 janar 2022 Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve dhe Agjencia Ekzekutive e Mjedisit organizojnë regjistrimin e 46-të me radhë të shpendëve ujorë dimërues në Bullgari. Më se 100 vullnetarë dhe anëtarë të Shoqatës Bullgare për..

botuar më 22-01-13 8.10.PD

Pa tarifa shkollimi për studentët nga diasporat bullgare

Vendet e subvencionuara nga shteti për pranimin e studentëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet bullgare të arsimit të lartë janë dyfishuar - nga 150 në 300. Këtë e vendosi Këshilli i Ministrave me ndryshimin e dekretit për..

botuar më 22-01-12 7.23.MD

Pandemia ndryshoi procesin arsimor

Kaluan më shumë se 600 ditë që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Një kohë e cila ndryshoi krejtësisht mënyrën tonë të jetesës, na bëri më të tjetërsuar dhe të vetmuar se kurrë. Frika nga mbijetesa ndikoi edhe në jetën tonë të përditshme, duke..

botuar më 22-01-12 7.15.PD
Подкасти от БНР