Një kohë të pazakonshme dhe një vend të pazakonshëm kanë zgjedhur organizatorët për zhvillimin e takimit të 16 Botëror të Mediave Bullgare. Në vend gjatë periudhës së pranverës, sivjet ai zhvillohet nga data 16 deri më 19 tetor, në prag të festës të Shën Ivan Rillskit – Çudibërësit - një shenjt i cili jetoi në Mesjetë dhe nderohet si mbrojtësi qiellor i të gjithë popullit bullgar. Zgjedhja e vendit dhe përmbajtjes së forumit të mediave po kështu nuk është i rastit. Ai do të zhvillohet në Manastirin e Rilës, ku ruhen lipsanet çudibërëse të shenjtorit. Tema e takimit gazetaresk, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të mediave bullgare nga e gjithë bota është “Media dhe e vërteta”.
Vendi për zhvillimin e forumit të sivjetshëm siguron mundësi dhe për një program të pasur kulturor, të lidhur me muzetë e Manastirit të Rilës, një përkulje në shenjë nderimi përpara varrit të Shën Joan Rillskit, kurse në qytetin e afërt Kjustendill do të hapet ekspozita “Ikonat Çudibërëse dhe reliktet e shenjta në Ballkan.” Projekti audio vizual është i Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe prezanton kisha dhe manastire në territorin e Bullgarisë, në të cilat si relikte shumë të shtrenjta ruhen ikona çudibërëse dhe lipsane të shenjta.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Rrjeti Kombëtar për Fëmijët përgatit për të njëmbëdhjetin vit radhazi një raport monitorimi me titull “Fletore shënimesh: Cili është suksesi mesatar i shtetit në kujdesin ndaj fëmijëve?” Dhe sivjet shteti nuk e kapërceu notën mesatare (3)...
Gullivair nuk ka njoftuar asnjë plan për të pezulluar linjën Sofje-Shkup-Sofje. Ata janë në kërkim të opsioneve për kohë më të përshtatshme fluturimi, dhe "shpresojnë në marrjen e kohëve më të mira të fluturimeve pas përfundimit të remontit të..
Një kompani bullgare fitoi vendin e parë në një ekspozitë prestigjioze në shtetin e Floridës (SHBA), kushtuar prodhuesve të avionëve eksperimentalë. Ajo zhvillohet çdo vit që nga viti 1960 e këtej dhe është një nga ngjarjet më të vizituara të..
Informacion, dezinformim, propagandë... Ku është Bullgaria në kërkim të së vërtetës dhe të prezantimit të fakteve, të tilla siç janë? Sipas..
Lufta është një gjë e keqe. Ajo lë pas qytete të rrënuara, fate njerëzore të ngatërruara dhe shumë pikëllim. Konflikti në Ukrainë, i cili megjithëqë..
Patriarku Ekumenik Bartolomeu së fundmi njohu Kishën Ortodokse Maqedonase, por me emrin Kryepeshkopatë e Ohrit. Kështu, Kisha Maqedonase, e cila u..