Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një unazë vrasëse prej argjendi është një nga gjetjet e vlefshme të Misionis

Profesori Nikollaj Ovçarov
Foto: BGNES

Qyteti nga antikiteti i vonë Misionis pranë Tërgovishtes, një nga 6 objektet kryesore arkeologjike, ka ekzistuar për më shumë se 150 vjetëve. Arsyet e deklaratës së historianëve janë gjetjet e shumta nga periudha të ndryshme dhe me vlera të ndryshme historike dhe shkencore, të zbuluara këtë verë. Ky është qyteti i dytë  nga antikiteti  i vonë /pas Perperikonit/ , të cilin ne e zbulojmë, të ndërtuar në kushte malore. Sivjet ne pamë vendbanimin e peshkopëve nga shekulli i 5-6, ndërtesa të madha banimi, të ngjashme me pallatet e sotme, rrugë në kënde të drejta dhe shumë gjetje të tjera nga kjo epokë”, sqaroi drejtuesi i studimeve profesori Nikollaj Ovçarov përpara Radios Kombëtare Bullgare. Gjetjet nga ky vit janë mbi 600 dhe dëshmojnë  se, qyteti ka ekzistuar nga gjysma e dytë e shekullit të 5 deri në fillim të shekullit të 7.

Mes sendeve të gjetura dallohet një unazë prej argjendi nga shekulli i 14 me një dekorim të hollë prej kokrrizave, me një kasetë bosh, në të cilën është vendosur helm dhe një vrimë e hapur qëllimisht. E krahasojnë me unazën e parë për nga lloji i vet “unazë-vrasëse”, të zbuluar nga arkeologët bullgarë gjatë vitit 2013 në qytetin mesjetar Kaliakra. Por kjo unazë është prej argjendi dhe kjo  jep bazë që shkencëtarët të supozojnë, se ka shërbyer për shlyerjen e llogarive politike.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD