Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikalistë protestues mirëpritën Komisionerin e BE-së Timmermans

Foto: BGNES

Ekonomia bullgare konsumon shumë energji dhe varet nga qymyri. Kjo është arsyeja pse kalimi në energjinë e gjelbër duhet të jetë i qetë për rajonet dhe popullsinë, tha Kryeministri Stefan Janev në një forum mbi tranzicionin e gjelbër në Sofje. “Si biznesi ashtu edhe bashkitë kanë nevojë për ndihmë për t’u përshtatur me tranzicionin e gjelbër”, tha ai.

Frans Timmermans, Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian për Paktin e Gjelbër Evropian, gjithashtu mori pjesë në forum. Ai u prit me qirinj të ndezur nga përfaqësuesit e sindikatave. “Teza kryesore e Komisionit Evropian është: “Askush nuk do të mbetet prapa bordit”. Kur e thoni këtë, nuk do të thotë që dhjetëra mijëra njerëz do të humbasin punën e tyre dhe një vend i tërë do të humbasë energjinë elektrike”, tha Vanja Grigorova, këshilltare ekonomike e presidentit të Konfederatës së Punës “Podkrepa”.


Më shumë nga rubrika

Grupi i punës për Certifikatën Covid do të shpallë qëndrimin e tij më 2 shkurt

Këshilltarja e Kryeministrit Kirill Petkov për çështjet e pandemisë Covid, Prof. Radka Argirova, do të koordinojë grupin e punës, i cili me ekspertë të partisë “Vëzrazhdane” do të diskutojë për nevojën e ruajtjes së “Certifikatës së Gjelbër” dhe masave..

botuar më 22-01-18 6.17.MD
Kostadin Kostadinov

Partia “Vëzrazhdane”: SHBA duhet të shpjegojë komentet për sanksione kundër Bullgarisë për shkak të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Jashtëm të kërkojë shpjegim nga ambasadori amerikan në Bullgari për komentin e kongresmenëve amerikanë se mund të vendosen sanksione ndaj vendit tonë për shkak të vetos mbi negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Këtë e..

botuar më 22-01-18 5.03.MD

Grupi i Demokracisë i PE fton institucionet bullgare në një seancë dëgjimore

Grupi Monitorues i Demokracisë i Parlamentit Evropian organizoi një seancë dëgjimore mbi situatën në Bullgari më 27 janar 2022 në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook, eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva. Eurodeputetët do të ftojnë përfaqësues..

botuar më 22-01-18 4.17.MD
Подкасти от БНР