Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësuesit pa certifikatë të gjelbër duhet të japin mësim nga shtëpia, rekomandon Ministri i Arsimit

Ministri Prof. Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Mësuesit që nuk kanë një certifikatë të gjelbër mund të japin mësim nga distanca. Ky qëndrim u shpreh për bTV nga Ministri i Arsimit Prof. Nikollaj Denkov me rastin e kufizimeve të reja të diskutuara kundër shpërndarjes së Covid-19 në shkolla. "Ideja e një certifikate të gjelbër të detyrueshme është elementi i ri në masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe në situatën aktuale të kulmit të valës së katërt të koronavirusit duhet të mbështetet," theksoi Ministri.

Sipas tij, ky vendim mund të çojë në një zmbrapsje të përkohshme të mësuesve. 20% fëmijë të sëmurë, ose 30% klasave të karantinuara janë baza për kalimin në mësimin në distancë, tha Prof. Nikollaj Denkov. Për shkak të rrezikut të mbylljes së mundshme të shkollave, prindërit do të protestojnë sonte para Ministrisë së Shëndetësisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri në detyrë përshëndeti takimin në Sofje të Forumit Ekonomik të Vjenës

Ne jemi garanci e stabilitetit në rajon, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në mirëseardhjen e tij në “Forumin Ekonomik të Vjenës – Takim në Sofje 2024”, transmeton BTA. Jemi duke u përballur me sfida që janë pasojë e pandemisë dhe e..

botuar më 24-04-22 10.38.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD