Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Certifikata e gjelbër në Bullgari hyn në fuqi më 21 tetor

Ministri Kacarov
Foto: BGNES

Që nga 21 tetori do të hyjmë me certifikatë të gjelbër në restorante, kinema, teatro, salla koncertesh, galeri, palestra, qendra tregtare dhe dyqane mbi 300 metra katrorë, hotele, salla noti dhe sporti, klube. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov. Dokumenti vërteton ciklin e përfunduar të vaksinimit, shërimin nga virusi korona, një test negativ PCR deri në 72 orë, ose një test antigjeni deri në 48 orë.

Certifikata e gjelbër bëhet e detyrueshme për punonjësit në institucionet shëndetësore dhe azile, por nuk do të kërkohet në transportin publik.

Në rast sëmundshmërie 14-ditore midis 500 dhe 700 për 100 000 njerëz, në shkolla do të aplikohet 50% mësimdhënie në shkollë dhe 50% në distancë. Në universitete trajnimi do të kryhet vetëm me certifikate të gjelbër.

Do të ketë kontroll të rreptë edhe për laboratorët për lëshimin e certifikatave të rreme dhe nëse konstatohet shkelje, licenca e tyre do të revokohet, theksoi Ministri. Një masë tjetër kundër përhapjes së epidemisë parashikon ndërprerjen e vizitave në spitale.

Më shumë nga rubrika

Festivali i byrekut në fshatin Banica

Byreku bullgar u njoh si një delikatesë botërore

Byreku (bullgarisht banica) është një pjatë tradicionale bullgare e bërë nga kore fine të lyera me vaj ose me gjalpë dhe mbi sipër me një përzierje vezësh, kosi dhe djathi të bardhë . Më pas koret rrotullohen. Mund të përgatitet me mbushje të..

botuar më 22-01-21 11.43.PD

21 janari – Dita e Maternitetit në Bullgari

Në vitin 2021 në Bullgari lindën 58 393 foshnja. Prej tyre 29 921 janë djem dhe 28 472 janë vajza. Shumica e foshnjave lindën në Sofje (13 168), më pak në Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore (525). Këto të dhëna publikon Instituti Kombëtar i..

botuar më 22-01-21 7.00.PD

Pandemia rrit rrezikun e shfrytëzimit të punës

Sot në botë ka më shumë skllevër se në çdo kohë tjetër në historinë njerëzore. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës të Kombeve të Bashkuara nga viti 2021, sipas të cilave më shumë se 25 milionë njerëz jetojnë në një..

botuar më 22-01-20 7.15.PD
Подкасти от БНР