Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Certifikata e gjelbër në Bullgari hyn në fuqi më 21 tetor

Ministri Kacarov
Foto: BGNES

Që nga 21 tetori do të hyjmë me certifikatë të gjelbër në restorante, kinema, teatro, salla koncertesh, galeri, palestra, qendra tregtare dhe dyqane mbi 300 metra katrorë, hotele, salla noti dhe sporti, klube. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov. Dokumenti vërteton ciklin e përfunduar të vaksinimit, shërimin nga virusi korona, një test negativ PCR deri në 72 orë, ose një test antigjeni deri në 48 orë.

Certifikata e gjelbër bëhet e detyrueshme për punonjësit në institucionet shëndetësore dhe azile, por nuk do të kërkohet në transportin publik.

Në rast sëmundshmërie 14-ditore midis 500 dhe 700 për 100 000 njerëz, në shkolla do të aplikohet 50% mësimdhënie në shkollë dhe 50% në distancë. Në universitete trajnimi do të kryhet vetëm me certifikate të gjelbër.

Do të ketë kontroll të rreptë edhe për laboratorët për lëshimin e certifikatave të rreme dhe nëse konstatohet shkelje, licenca e tyre do të revokohet, theksoi Ministri. Një masë tjetër kundër përhapjes së epidemisë parashikon ndërprerjen e vizitave në spitale.

Më shumë nga rubrika

Masat e Covid do të varen nga shtretërit e kujdesit intensiv në spitale

Bizneset dhe shkollat ​​do të mbyllen me zënien 80 për qind të shtretërve të kujdesit intensiv, sipas planit të ri Covid të paraqitur nga kabineti. Sipas planit, Bullgaria ndahet në 6 grupe rrethesh që do të monitorohen në total dhe masat që do të..

botuar më 22-01-13 6.51.MD

Sinjalet e protestës kundër certifikatave të gjelbra në Sofje

Dje, një turmë e ekzaltuar e udhëhequr nga partia më e vogël parlamentare “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”) bëri përpjekje për ta sulmuar godinën e Kuvendit Popullor. Shkaku për tensionin e krijuar ishte certifikata e gjelbër, e cila sipas fjalëve të..

botuar më 22-01-13 2.38.MD

Për herë të 46-të Bullgaria numëron shpendët ujor dimërues

Nga 13 deri më 16 janar 2022 Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve dhe Agjencia Ekzekutive e Mjedisit organizojnë regjistrimin e 46-të me radhë të shpendëve ujorë dimërues në Bullgari. Më se 100 vullnetarë dhe anëtarë të Shoqatës Bullgare për..

botuar më 22-01-13 8.10.PD
Подкасти от БНР