Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 21 tetorin

Ngrohja po vazhdon

Foto: Аni Petrova

Të enjten do të jetë kryesisht me diell, deri në mesditë në viset e ulëta dukshmëria mund të zvogëlohet, por shpejt do të përmirësohet. Temperaturat maksimale ditore do të arrijnë midis 17 dhe 22 °, për Sofjen - deri në 19.

Mbi bregdetin e Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell me erë mesatare jugperëndimore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 16 në 20 °, dhe ato të ujit të detit 15-17 °. Lëvizja e detit do të jetë deri në 2 ballë.

Në male gjithashtu do të mbizotërojë mot me diell, me erë mesatare nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 18 °, në 2000 m rreth 9. Në vendpushimet malore temperatura do të arrijë deri në 17 dhe 18 °.

Të premten do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht e ngrohtë.


Më shumë nga rubrika

NATO-ja po forcon praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore

Rreth 2 400 ushtarë amerikanë nga Divizioni 101 Ajror i SHBA do të vendosen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki për të mbrojtur kufirin lindor të NATO-s, njoftoi BTA duke cituar një deklaratë nga misioni i SHBA në Aleancën e Atlantikut..

botuar më 22-08-15 11.02.PD

Gati 24% e mostrave të Covid-19 janë pozitive

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 355. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 23,72% e 1496 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 1036 të shtruar në spital, nga të cilët 55 janë në repartin e terapisë..

botuar më 22-08-15 10.26.PD

Një organizatë joqeveritare kërkoi garanci se nuk do të negocijohet me “Gazprom”

Shoqata civile BOEC dorëzoi Ministrisë së Energjetikës një kërkesë që Ministri në detyrë i Energjetikës Rosen Hristov të garantojë se nuk do të negociojë me “Gazprom” për furnizim me gaz. Sipas Georgi Georgiev nga shoqata, nuk ka garanci se edhe..

botuar më 22-08-12 7.36.MD