Programi i ditës

Ministri beson se protestat kundër masave anti-epidemike janë politike

| rinovuar më 21-10-20 7.07.MD
Ministri Kacarov
Foto: BGNES

Certifikatat e gjelbra do të hidhen kur vendi të hyjë në zonën e gjelbër, tha në një konferencë Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov.

"Masat nuk i detyrojnë njerëzit të vaksinohen. Ato zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së virusit dhe ndikojnë vetëm në aktivitetet që janë të shprehura qartë në urdhër. Ato nuk vlejnë për administratën dhe kishat, " theksoi Ministri.

"Nëse asgjë nuk bëhet, kjo do të çojë në një bllokim të plotë të sistemit shëndetësor. Ne jemi të detyruar dhe do të jetë një papërgjegjshmëri e madhe të mos i ndërmarrim këto masa. Sepse me to ne mbrojmë edhe njerëzit që protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjet tona, " shtoi Kacarov.

Kundër certifikatave të gjelbra një protestë po mbahet para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë. Një kordon policie ruan hyrjen në ndërtesë. Protestuesit duan dorëheqjen e ministrit në detyrë Stojço Kacarov.

Sipas Ministrit, protestat kundër masave gjatë fushatës paraelektorale për zgjedhjen e parlamentit dhe presidentit janë politike.

Më shumë nga rubrika

Deputeti Daniell Mitov

Një debat i nxehtë parlamentar mbi negociatat midis Shkupit dhe Sofjes

Më 4 shkurt, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të festojnë bashkërisht 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit. Anëtarët e Komisionit të përbashkët për çështjet historike nga pala bullgare nuk do të ndërrojnë. Të drejtat e bullgarëve në..

botuar më 22-01-28 11.40.PD
Ministrja Gençovska

Bullgaria dhe Rumania mbështesin sovranitetin e Ukrainës

Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska përgëzoi në telefon homologun e saj rumun Bogdan Aurescu për 30 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes për miqësinë, bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë midis dy vendeve. Të dy ministrat riafirmuan..

botuar më 22-01-28 9.32.PD

Tashmë tre ditë të sapo infektuarit me Covid janë mbi 26%

9874 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 9916 një ditë më parë. 77 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 26.2% e 37 945 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit..

botuar më 22-01-28 9.01.PD
Подкасти от БНР