Programi i ditës

Ministri beson se protestat kundër masave anti-epidemike janë politike

| rinovuar më 21-10-20 7.07.MD
Ministri Kacarov
Foto: BGNES

Certifikatat e gjelbra do të hidhen kur vendi të hyjë në zonën e gjelbër, tha në një konferencë Ministri i Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov.

"Masat nuk i detyrojnë njerëzit të vaksinohen. Ato zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së virusit dhe ndikojnë vetëm në aktivitetet që janë të shprehura qartë në urdhër. Ato nuk vlejnë për administratën dhe kishat, " theksoi Ministri.

"Nëse asgjë nuk bëhet, kjo do të çojë në një bllokim të plotë të sistemit shëndetësor. Ne jemi të detyruar dhe do të jetë një papërgjegjshmëri e madhe të mos i ndërmarrim këto masa. Sepse me to ne mbrojmë edhe njerëzit që protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjet tona, " shtoi Kacarov.

Kundër certifikatave të gjelbra një protestë po mbahet para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë. Një kordon policie ruan hyrjen në ndërtesë. Protestuesit duan dorëheqjen e ministrit në detyrë Stojço Kacarov.

Sipas Ministrit, protestat kundër masave gjatë fushatës paraelektorale për zgjedhjen e parlamentit dhe presidentit janë politike.

Më shumë nga rubrika

Një rënie drastike e të shëruarve nga Covid në 24 orët e fundit

8932 janë të infektuarit me Covid në vend gjatë 24 orëve të fundit. Mbi 77 për qind e tyre nuk kanë vaksina kundër koronavirus. Më shumë se 22 për qind e 39 445 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Numri i të infektuarve..

botuar më 22-01-21 8.52.PD

Parashikimi i motit për 21 janarin

Një front i ftohtë do të kalojë përmes vendit ditën e premte . Në pjesën më të madhe të Bullgarisë do të bjerë borë, në disa vende në ultësira reshja do të jetë e përzier me shi. Pasdite nga veriperëndimi vranësirat do të fillojnë të çahen dhe të..

botuar më 22-01-20 8.30.MD
Prof. Radka Argirova

Prof. Radka Argirova: Piku i Omikronit është deri në 2 javë

Masat shumë më të rrepta dhe një bllokim i mundshëm do të jenë në përputhje me planin e ri kombëtar për të luftuar pandeminë Covid-19. Kështu tha për BNT virologia Prof. Radka Argirova, këshilltare e kryeministrit për pandeminë Covid-19. Lidhur me..

botuar më 22-01-20 7.43.MD
Подкасти от БНР