Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje minimale në numrin dhe përqindjen e infeksioneve të reja Covid

Foto: pixabay

4522 persona u infektuan rishtazi me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 18 për qind e 25 040 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 85.60 për qind e pacientëve të sapo diagnostikuar nuk janë vaksinuar. Krahasuar me të mërkurën, numri i të infektuarve u ul me 435 persona, dhe përqindja e rasteve të reja me 4.3 për qind.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv është rritur me 445 në 68 776. Në spital u shtruan 6494 pacientë. Prej tyre 567 janë në repartet e terapisë intensive. 86.83 për qind e atyre të pranuar në spitale nuk janë vaksinuar. 970 persona u shëruan.

107 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 93.46 për qind e tyre nuk ishin të vaksinuar.

Të mërkurën u dhanë 13 484 vaksina. Njerëzit me imunizime të përfunduara i kaluan 1 400 000.


Më shumë nga rubrika

24 vjet metro në Sofje

Metroja e Sofjes shënon 24 vjet nga vënia në shfrytëzim e seksionit të parë prej pesë stacionesh. Treni i parë i metrosë metropolitane u nis më 28 janar 1998, në një rrugë me një gjatësi prej 6.4 km. Ndërtimi i pesë stacioneve të para filloi në..

botuar më 22-01-28 6.04.MD

Do të rifillojë së punuari linja e tragetit Ruse-Gjurgevo

Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev u takua me Ministrin rumun të Transportit dhe Infrastrukturës Sorin Grindianu si pjesë e një nisme për të lehtësuar trafikun midis dy vendeve. Në takim, të dy ministrat ranë dakord për rifillimin e linjës së..

botuar më 22-01-28 5.47.MD

Gjatë dhjetorit më se 500 mijë bullgarë udhëtuan jashtë kufirit

Pavarësisht përkeqësimit të situatës epidemike për shkak të omicron, në dhjetor 2021 udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë vendit ishin 104.5 për qind mbi ato të regjistruara në dhjetor 2020. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit të Institutit..

botuar më 22-01-28 3.53.MD
Подкасти от БНР