Big-Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e tij muzikor më 21 tetor në Studion e Parë të medias sonë. Dirigjenti Antoni Donçev, i cili më shumë se 10 vjet e udhëheq orkestrën, thotë se muzikantët kanë përgatitur programe interesante që do t'i prezantojnë para fansave të tyre në muajt në vijim.
Koncerti i parë i kushtohet 50 vjetorit të Georgi Kornazovit - trombonist, kompozitor dhe aranzhues që jeton në Francë. Do të interpretohet suita e tij “Reflektime”.
Georgi ka incizuar disa albume, ndër të cilat “Forcë”, “Vetëdije” – projekti u shndërrua në një suitë, që u interpretua me Big Bendin e BNR-së, etj. Publiku bullgar e njeh dhe projektin e tij “Hije të lehta”, që u prezantua në vitin 2018 bashkë me muzikantë elitarë bullgarë të xhazit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"Përplasja kulturore - Nga Danubi deri në Misisipi” - kështu titullohet albumi i ri i Ljudmill Krumovit, i cili ka mbledhur 11 pjesë të tij..