Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Big Bendi i BNR-së do të japë koncertin e parë për sezonin e ri

Formacioni muzikor i BNR-së feston përvjetorin e Georgi Kornazov

Foto: BNR-arkiv

Big-Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e tij muzikor më 21 tetor në Studion e Parë të medias sonë. Dirigjenti Antoni Donçev, i cili më shumë se 10 vjet e udhëheq orkestrën, thotë se muzikantët kanë përgatitur programe interesante që do t'i prezantojnë para fansave të tyre në muajt në vijim.

Koncerti i parë i kushtohet 50 vjetorit të Georgi Kornazovit - trombonist, kompozitor dhe aranzhues që jeton në Francë. Do të interpretohet suita e tij “Reflektime”.

Откриване на сезона

Georgi ka incizuar disa albume, ndër të cilat “Forcë”, “Vetëdije” – projekti u shndërrua në një suitë, që u interpretua me Big Bendin e BNR-së, etj. Publiku bullgar e njeh dhe projektin e tij “Hije të lehta”, që u prezantua në vitin 2018 bashkë me muzikantë elitarë bullgarë të xhazit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Më shumë nga rubrika

Këngë për Nënën e Zotit, Krishtin e vogël dhe Pemën e Zotit

Sipas zakoneve popullore, në prag të Krishtlindjeve zjarri në oxhak nuk duhet të shuhet. Ndërsa Pema e Krishtlindjes, pema që vendoset në vatër, pritet në mëngjes para darkës rituale. Burrat zgjedhin një pemë të shëndoshë që jep shumë..

botuar më 21-12-24 7.25.PD

Kënga e re e Vasill Petrovit “Dimri”

Në prag të festave të Krishtlindjeve, këngëtari i xhazit dhe popit Vasill Petrov u dhuroi fansave të tij këngën e tij e re "Dimri", e mbushur me admirim dhe përkulje para veprave tokësore të Krijuesit, i cili u jep besim dhe shpresë atyre që e..

botuar më 21-12-23 10.00.PD

“Përqafimi i Krishtlindjeve” nga Ljusi Djakovska dhe Filarmonia e qytetit Pleven

“Një program koncertror me mesazhe për guxim dhe urtësi në nisma, për hapat përpara çdo ditë, për përgjegjësinë ndaj vetvetes dhe ndaj mjedisit social, për kënaqësinë nga emocioni i bukur nga festat e Krishtlindjeve me familjen” . Kështu Ljusi..

botuar më 21-12-21 2.31.MD
Подкасти от БНР