Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Big Bendi i BNR-së do të japë koncertin e parë për sezonin e ri

Formacioni muzikor i BNR-së feston përvjetorin e Georgi Kornazov

Foto: BNR-arkiv

Big-Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e tij muzikor më 21 tetor në Studion e Parë të medias sonë. Dirigjenti Antoni Donçev, i cili më shumë se 10 vjet e udhëheq orkestrën, thotë se muzikantët kanë përgatitur programe interesante që do t'i prezantojnë para fansave të tyre në muajt në vijim.

Koncerti i parë i kushtohet 50 vjetorit të Georgi Kornazovit - trombonist, kompozitor dhe aranzhues që jeton në Francë. Do të interpretohet suita e tij “Reflektime”.

Откриване на сезона

Georgi ka incizuar disa albume, ndër të cilat “Forcë”, “Vetëdije” – projekti u shndërrua në një suitë, që u interpretua me Big Bendin e BNR-së, etj. Publiku bullgar e njeh dhe projektin e tij “Hije të lehta”, që u prezantua në vitin 2018 bashkë me muzikantë elitarë bullgarë të xhazit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Më shumë nga rubrika

Kënga bullgare e Eurovizionit për fëmijë pret mbështetje nga e gjithë bota

Përfaqësuesit bullgar të “Eurovizionit për Fëmijë” 2021 -Denisllava Dimitrova dhe Martin Stojanov janë në Paris, ku më 19 dhjetor do të zhvillohet finalja e madhe e konkursit. “Jam shumë i lumtur se jemi në Paris. Tanimë u njohëm me fëmijët të cilët do..

botuar më 21-12-19 7.45.PD
Orlin Pavllov me Big Bend-in e BNR-së

Big Bendi i BNR-së dhe Orlin Pavllov në një aventurë emocionuese Krishtlindjesh

Koncerti i Krishtlindjeve i Big Bend-it të Radios Kombëtare Bullgare këtë vit është më 17 dhjetor në sallën “Bëllgara” në kryeqytet. Solist është Orlin Pavllov, të cilin e njohim si vokali i grupit “Kaffe” në fillim të karrierës së tij, e më vonë..

botuar më 21-12-17 11.56.PD

Koncert në Radion Kombëtare Bullgare me rastin e Ditës së Krishtlindjeve në Euroradio

Ansambli Gli Accordatiu shfaqet spontanisht në vitin 2014, si një realizim i një ëndrre të mbajtur prej kohësh , si një formacion i këndimit, si një shprehje e miqësisë. Këtë e tregon dhe emri ynë – “i akorduar”. Me njëri-tjetrin, ndaj njëri-tjetrit,..

botuar më 21-12-14 12.10.MD
Подкасти от БНР